Presidenti uron Janullatos për 90-vjetorin e lindjes

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, me rastin e 90-vjetorit të lindjes.

Në një mesazh në Facebook, kreu i shtetit shpreh mirënjohje për kontributin që ka dhënë Janullatos për kishën dhe besimtarët ortodoksë shqiptarë.

“Me rastin e 90-vjetorit të lindjes, i urova sot jetë të gjatë, vite të bekuara dhe shumë dashuri në misionin e Tij hyjnor, Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Mirënjohje e veçantë për gjithçka ka bërë në këto vite për Lavdinë e Zotit, për të mirën e Kishës dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë, për njohjen ndërkombëtarisht të saj dhe të Shqipërisë, për forcimin e harmonisë dhe mirëkuptimit mes besimeve në vendin tonë. Perëndia e bekoftë Fortlumturinë dhe veprën e Tij të ndritur!”,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij.

SHKARKO APP