Flet Presidenti Meta te “Opinion” te Fevziu

Presidenti Ilir Meta deklaroi sonte në emisionin “Opinion” se ka zbatuar kushtetutën dhe Komisioni i Venecias nuk ka vërejtur asnjë shkelje në qëndrimin e tij.

Presidenti Ilir Meta do të bëjë publik të premten qëndrimin e tij në lidhje me opinionin paraprak të Komisionit të Venecias, që e gjente atë në tejkalim të kompetencave, por pa kryer një shkelje të rëndë që mund t’i kushtonte mandatin.

Por cili është qëndrimi i Presidentit dhe çfarë do të ketë në këtë dokument? Detajet që kreu i shtetit ka dhënë në një intervistë për emisionin Opinion.

****

Keni njoftuar, pra Presidenca ka njoftuar që nesër do të bëjë publike disa argumente ose një material lidhur me përfundimet paraprake, draft raportin e Komisionit të Venecias, për çfarë bëhet fjalë?

Ilir Meta: Që ditën e hënë, zëdhënësi i presidentit, z.Blushi ka bërë të qartë që do të ketë një reagim në respekt të transparencës me opinionin publik, por edhe me të gjithë partnerët ndërkombëtarë sikurse është vepruar në vijimësi edhe për këtë draft opinion të Komisionit të Venecias do të ketë një dokument zyrtar publik të institucionit të Presidentit, i cili do të jetë i aksesueshëm për të gjithë qytetarët të cilët janë të interesuar për të ditur opinionin e presidentit përballë opinionit të Venecias.

Ju vetë personalisht jeni dakord me draftin e Venecias?

Ilir Meta: Unë mendoj se qëndrimi do të bëhet nesër publik. Do të jetë një qëndrim zyrtar, do të ketë një letër timen si president i Republikës drejtuar presidentit të Komisionit të Venecias dhe të gjithë anëtarëve të Komisionit të Venecias me disa konsiderata për këtë draft paraprak. Do të ketë edhe disa pyetje që të ndihmohet më tej komisioni i Venecias për shterimin e kësaj çështje. Po kështu do të jetë i publikuar drafti i opinionit të komisionit dhe njëkohësisht dhe qëndrimi i institucionit të presidencës.

Në një intervistë që keni dhënë për Çim Pekën keni deklaruar së ka mundësi, me të gjithë respektin për Komisionin e Venecias keni deklaruar se shpreson që komisioni nuk do të bëhet në bazë të lobimeve, fjalëve apo gjërave të tjera siç ndodh me ambasadat në Shqipëri? Keni frikë se ka ndodhur këtë herë?

Ilir Meta: Nuk kam asnjë shqetësim dhe asnjë frikë për institucionin e Presidentit sepse jam shumë i qartë në të gjitha veprimet publike që kam bërë lidhur me çështjen në fjalë. Ato janë bërë përballë qytetarëve shqiptar dhe i vetmi shqetësim i imi është të ruajmë integritetin e Komisionit të Venecias pasi mendoj se kjo do të ishte e dobishme për vetë Komisionin.

Po pse ju i intereson integriteti i Komisionit të Venecias dhe jo integriteti i institucioneve në Shqipëri Z.Meta?

Ilir Meta: Tani, nëse do të kishim ruajtur integritetin e institucioneve në Shqipëri do të kishim situatë krejtësisht tjetër përsa i takon funksionimit të demokracisë në vend. Nuk do të kishim një temë të tillë, nuk do të kishim një krizë të tillë, nuk do të ishim pa gjykatë kushtetuese qëllimisht prej më shumë se dy vitesh. Nuk do të ishim në kolaps institucional.

 

Gjyakën Kushtetuese e kanë votuar të gjitha palët, përfshirë edhe ju…

Ilir Meta:Pikërisht, ajo që u votua më 22 korrik para tre vitesh kur unë isha kryetar Kuvendi u shkel me të dyja këmbët përgjatë këtyre tre viteve. Kjo është arsyeja që kaluam nga reformë në atë që unë e kam quajtur në të kaluarën stilistikisht, Ramaforë.

Z. President ka një pretendim që vjen nga mazhoranca që në fakt shkatërrimi i institucioneve ka ardhur nga fakti se presidenti, pra ju personalisht jeni bërë palë me opozitën kundër mazhorancës.

Ilir Meta: Në cilin rast?

Në rastin e anulimit të datës së zgjedhjeve, pra në fillim deklarimin dhe pastaj anulimin dhe në caktimin e një date të dytë.

Ilir Meta: Si u bëra palë unë me opozitën, në ç’kuptim?

Në kuptimin që i shkuat pas fijes opozitës e cila nuk pranonte të hynte në zgjedhje dhe duke qenë se ajo s’pranonte të hynte në zgjedhje ju shtytë datën e zgjedhjeve?

Ilir Meta:Kjo nuk është e vërtetë për arsye sepse opozita ka pasur shumë kërkesa. Nuk ka patur vetëm çështjen e shtyrjes së zgjedhjeve vendore, madje kjo ka qenë më e parëndësishme për ta. Ka patur dorëheqjen e kryeministrit Rama, nuk e di nëse ju keni dëgjuar ndonjëherë që unë ta kem kërkuar dorëheqjen e tij.

Ju mendoni se kishte të drejtë opozita në këtë pikë?

Ilir Meta: Jo më fal, nuk e di nëse ju keni dëgjuar ndonjëherë që unë të kem kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, ka kërkuar që të arrestoheshin ata politikanët, ministrat, deputët që kanë qenë të përfshirë në dy çështje zyrtare për vjedhjen e votave.

Për vjedhjen e votave në Dibër dhe në Durrës…

Ilir Meta: Unë asgjë nga këto nuk kam kërkuar që…

Pse nuk iu shqetëson vjedhja e votave?

Ilir Meta: Jo patjetër. Po unë e shikoj shumë të pamundur që ata që vjedhin vota të hetojnë veten. Pra, kjo më është dukur içik kërkesë jo realiste nga opozita. Shqetësimi im i vetëm si president nuk ka qenë garantimi i tekave apo edhe i të drejtave të PD-LSI apo dhe partive të tjera opozitare për tu zgjedhur sepse kjo është një çështje që iu takon dhe atyre vetë në rast se e kanë vullnetin për të marrë pjesë në një proces. Shqetësimi im ka qenë shumë i qartë dhe mbetet i palëkundur, të garantoj të drejtën kushtetuese, themelore të gjithë qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur.

Për të votuar…

Ilir Meta: Jo për të votuar se kemi votuar në komunizëm 45 vjet. Kanë qenë zgjedhje perfekte, perfekte. Nëse dikush mendon se zgjedhjet në komunizëm nuk kanë qenë përfekte, nuk kanë qenë të sakta, nuk kanë të qeta (vijon )

Intervista live e Presidentit të Republikës

Live/ Opinion - Shperthimi i Ilir Metes! (3 Tetor 2019)

Gazetari: Pra, ju mendoni se palët ishin të gatshme të përplaseshin dhe ju shmangët përplasjen?

Presidenti Meta: Palët u përplasën. Harroni ju sa policë u dëmtuan, harroni ju gishtat e asaj polices së re që u këputën, apo ju i harruat këto?

Gazetari: Dhe ju shmangët përplasjen zoti President?

Presidenti Meta: Harruat ju Sait Dollapin, një nga udhëheqësit kryesorë të opozitës që u rrah në mënyrën më barbare dhe jo profesionale nga policia përpara kamerave dhe që edhe mund të humbiste jetën, sepse kishte bërë një operacion në zemër. Dhe ka ndërhyrë Presidenti i Republikës dhe ka bërë presion në media edhe policisë që të dërgohet urgjentisht në spital dhe pasi ka shkuar në spital ka bërë ndërhyrje kirurgjikale. Por të kishte ndodhur diçka tjetër do të ishte tjetër historia e Shqipërisë.

E pra, Ilir Meta nuk mund të priste as për qejfin e Edi Ramës, as për qejfin e Lulzim Bashës dhe as për qejfin e Monikës, që t’i mbajë iso Lulzim Bashës dhe as për qejfin e disa ndërkombëtarëve, që disa herë u bënë palë dhe ndonjëherë u bënë edhe palaço të vriteshin shqiptarët dhe pastaj të thonin: Po Presidenti çfarë bëri?

Gazetari: Pse mendoni ju se i kishit këtë rol që të paqtonit shqiptarët dhe të zgjidhnit këtë krizë?

Presidenti Meta: Ajo ishte detyra ime dhe detyrën time e kam bërë me përgjegjësi të plotë, me transparencë të plotë dhe këtë e dinë të gjithë qytetarët shqiptarë. Të gjithë ata që jo vetëm flasin shqip, por edhe që ndihen shqiptarë.

Gazetari: A jeni i bindur që e keni bërë mirë zoti Meta dhe që nuk jeni bërë palë në këtë krizë?

Presidenti Meta: Zero palë! Palë këtu është vetëm një njeri në këtë krizë, i cili donte zgjedhje me një palë, i cili donte votues vetëm me një palë….

Gazetari: Edi Rama?

Presidenti Meta: Po. Ilir Meta kërkoi që të gjithë qytetarët shqiptarë të shkonin të votonin. Jo vetëm atyre, që kjo e drejtë mund t’u mohohej për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme të Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit, Fatmir Mediut, Shpëtim Idrizit, Nard Ndokës, etj., por edhe atyre që duan të votojnë për Partinë Socialiste apo Partinë e Unitetit Kombëtar të shkojnë të votojnë si qytetarë europianë në mënyrë të fshehtë.

Sepse votimet me një kandidat nuk janë të fshehta, nuk janë demokratike.

Gazetari: Por kështu krijohet precedenti që nëse njëra palë nuk hyn në zgjedhje Presidenti mund t’i shtyjë ato…

Presidenti Meta: Precedenti është krijuar në vitin 2007, nuk është ky rast kur u krijua precedenti. Tani situata është shumë e rëndë se në vitin 2007, sepse asokohe ne kishim Gjykatë Kushtetuese….

Gazetari: Atëherë data e zgjedhjeve u shty pas një marrëveshjeje mes partive….

Presidenti Meta: Po edhe tani kishte një marrëveshje për të përplasur shqiptarët. Kjo është shumë e qartë. Nëse unë ju thërras që ta zgjidhim këtë marrëveshje, të lëmë një datë dhe ju nuk doni e vazhdoni të tregonit forcën…. marrëveshja ishte.

Shikoni kronikat e kohës dhe shikoni policët e lënduar, shikoni qytetarët e lënduar, kthejuni pamjeve tuaja televizive kur Tirana ishte me gaz, sikur të ishim në Gaza dhe jo në mes të Europës. Shikoni se sa policë janë ndjekur nga Prokuroria për tejkalim kompetencash, shikoni thirrjet edhe të ambasadave, që edhe policia duhet të sillet në mënyrë proporcionale etj.

Shikoni more zotëri, thirrjet e 5 udhëheqësve të komuniteteve fetare në Shqipëri, shikoni se çfarë thonë ata. Mirë Ilir Meta mund të ketë interes, mirë edhe Edi Rama ka një interes dhe ju keni një interes. Po këta udhëheqësit e komuniteteve fetare shikoni se çfarë thonë: Mos e çoni kombin drejt vëllavrasjes! Mos na çoni prapa në ‘97-n. Janë deklaratat e tyre, sepse udhëheqësit fetare nuk kanë asnjë interes politik. Ata jetojnë me hallexhinjtë, ata jetojnë me fukarenjtë.

Dëgjoni OSBE/ODIHR-in se çfarë thotë, e thotë shumë qartë. Njerëzit tanë, pra vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it, në takimet që patën me të gjitha palët përgjatë gjithë spektrit politik arritën në mendimin se duhej një marrëveshje për të shpëtuar zgjedhjet, për të shpëtuar besimin te demokracia.

Gazetari: Zoti President, pse nuk i thirrët partitë politike në një takim që të arrinin një marrëveshje?

Presidenti Meta: Unë i kam thirrur partitë politike. I kam thirrur në mënyrë të vazhdueshme partitë politike, dhe pengesa politike për të zhvilluar një tryezë të përbashkët….

Gazetari: Kush paraqiti pengesë?

Presidenti Meta: Më falni, por është e qartë ajo! Pengesa kryesore për të zhvilluar një tryezë të përbashkët, sepse unë nuk mund ta kthejë në Parlament Presidencën, nuk është kjo detyra ime – ka qenë këmbëngulja e Kryeministrit Rama për të mos ndryshuar datën 30 qershor, pra për të mos i dhënë një mundësi gjithë opozitës për t’u përfshirë në zgjedhjet vendore. Kjo ka qenë e para!

Dhe e dyta ka qenë këmbëngulja e zotit Basha për të mos u ulur në një tavolinë me zotin Rama, si kryeministër. Tani të vijmë te pozicioni i Presidentit: Në rast se kryeministrit thotë që unë jam gati të ulem në dialog, por unë nuk jap një mundësi opozitës që të marrë pjesë në zgjedhjet vendore, pra që të marrin pjesë në zgjedhjet vendore, ndërkohë që e gjitha kjo opozitë përfaqëson jo vetëm gjysmën e votave, 1 përqind është diferenca e zgjedhjeve të 2017-s, zgjedhje që kanë dalë me ato probleme që ju i dini, por po t’u referohemi zgjedhjeve të 2015-s, zgjedhjeve të fundit vendore, kjo opozitë, ky bllok opozitar përfaqëson dyzet e tetë përqind sipas të dhënave të KQZ-së, ndërkohë që Partia Socialiste me aleatët ekzistues përfaqëson 43 përqind dhe në qoftë se ju nuk u jepni një mundësi këtyre të regjistrohen për zgjedhjet vendore, apo për zgjedhjet e përgjithshme apo për kërkesat e tyre. Ndërkohë që në Parlament keni një situatë jashtëzakonisht problematike dhe në aspektin kushtetues, edhe në aspektin ligjor, përveç se në aspektin e legjitimitetit, sepse nuk të kanë ikur 60 deputetë. Të kanë ikur 182 deputetë, dhe kandidatë për deputetë në listat e opozitës.

Gazetari: Që është një gjë e paprecendentë? |Dhe që ju duhet të kishit bërë gjithçka që të mos ndodhte, zoti President.

Presidenti Meta: Është një gjë e paprecendetë! Unë kam bërë gjithçka, por ju e dini shumë mirë se kryeministri Rama nuk më ka dhënë mua asnjë mundësi për ta luajtur këtë rol, sepse e ka nxituar dhe ju duhet ta dini shumë mirë se zëvendësimi i këtyre deputetëve është kryer në mënyrë të paligjshme sipas legjislacionit tonë. Në qoftë se ai mendonte se unë do të kisha ndonjë ndikim te opozita, dhe nuk do të ishte keq që Presidenti të kishte një ndikim te opozita, për mazhorancën, ai duhet të priste dy ditë sa kthehesha unë nga Gjermania apo jo dhe do të kërkonte një proces për normalizimin e…

Gazetari: Zoti Meta a nuk keni ndonjë ndikim te LSI-ja, te partia që e keni themeluar vetë, e keni drejtuar vetë dhe sot drejtohet nga bashkëshortja juaj?

Presidenti Meta: Zero ndikim te Lëvizja Socialiste për Integrim! Dhe po jua them …

Gazetari: Ndikimi mund të jetë normal. Nuk po jua them që të bëni pakt. Ndikimi mund të jetë normal! Për djegien e mandateve.

Presidenti Meta: Po! Po! Zero ndikim për shumë arsye që janë të qarta për opinionin publik. Zoti Rama nuk ka lënë asnjë mundësi dhe asnjë përzgjedhjeje asnjë force të vërtetë opozitare, që të përmbushë misionin e saj në parlament.

Doni t’ju them dy fjalë për LSI-në meqenëse, meqenëse e keni merak?

Gazetari: Jo, ju pyeta për influencën që keni te LSI-ja.

Presidenti Meta: Për influencën te LSI-ja. Duhet të vinte këtu – kjo është një histori…, – një mik i përbashkët i zotit Rama. Në muajin mars apo diçka e tillë, Masimo D’Alema, dhe duke i shpjeguar disa probleme të situatës në vend, që kemi një situatë jo normale ku shkelet ligji, ku shkelet Kushtetuta, ku shkelet autonomia shqiptare, ku shkelet autonomia vendore, i them që situata është kaq absurde, që në Bashkinë e Skraparit, ku jam aq i lidhur, ku kishte aq probleme sa edhe LSI-ja kishte probleme me popullin, normale, unë i them që e kam të pamundur, sepse atje Prefekti, në mënyrën më të paligjshme, i ka ndryshuar buxhetin Bashkisë së Skraparit, që ka kompetencat e Këshillit, siç i ka Parlamenti në rastin e qeverisë dhe është bërë kaq kohë që janë bllokuar fondet, është bllokuar thesari, kështu që asnjë nuk jep asnjë përgjigje, asnjë gjë, janë bllokuar kopshtet, janë bllokuar çerdhet.

Probleme, nuk marrin dot ato shërbimet e domosdoshme, i thashë. Këta i kanë bërë gjithë letrat që duhet të bëjnë. I kanë bërë me ministrinë e Financës dhe kjo është e paligjshme dhe kjo është shumë e vështirë në kuptimin njerëzor, i thashë, se kur bëjnë atje te kjo zonë, çfarë na kërkon ti ne të respektojmë e të bëjmë këtë e këtë?! Përveç rasteve të tjera, Bashkinë e Librazhdit, nuk ka rëndësi. Bëra mirë që ia tregova këtë histori se edhe ai e kuptoi se është shumë e rëndë, si mund të ndodhin gjëra të tilla, sepse dihet pavarësia e pushtetit vendor. Dihen raportet e pushteteve. E vetmja gjë ishte se ditën tjetër, në mëngjes më mori kryetari i Bashkisë së Skraparit dhe ishte i çuditur se si i ishin zhbllokuar fondet.

Gazetari: Pas bisedës që u bë me zotin Rama?

Presidenti Meta: Po normalisht kështu i bie. Është tërësisht e verifikueshme. Jua përmenda këtë gjë për të kuptuar që shkaku kryesor i gjithë kësaj krize nuk është një krizë e re…

Gazetari: Sipas jush është vetëm zoti Rama?

Presidenti Meta: Jo, është paksa më e thellë! Është disavjeçare. Është pikërisht se zoti Rama e ka zgjedhur si strategji provokimin e konfliktit, vendosjen para faktit të kryer të opozitës dhe të të gjithë institucioneve të tjera që garantojnë një demokraci, po themi: mediat, shoqëria civile, institucionet e pavarura…

Gazetari: Po opozita, a ka përgjegjësi në këtë krizë zoti Meta? Zoti Basha a ka përgjegjësi? Zonja Kryemadhi a ka përgjegjësi?

Presidenti Meta: Patjetër! Absolutisht! Sepse ata kanë rënë viktimë e kësaj politike të faktit të kryer, me ose pa dashje, koha do ta sqarojë këtë gjë, se unë nuk mbaj dot përgjegjësi as për njërin dhe as për tjetrin, kanë bërë këtë lojë, sepse kanë lejuar uzurpimin e të gjitha institucioneve dhe të hapësirave demokratike…

SHKARKO APP