Presidentja e Kosovës nuk do të dekretojë Albin Kurtin si kryeministër pa konstituim të parlamentit

Fituesja e zgjedhjeve parlamentare të shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), pritet ta rikonfirmojë Albin Kurtin si mandatar për kryeministër të Kosovës në fundjavë, saktësisht një javë pasi kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli njëanshëm të përfunduar konstituimin e organit ligjvënës.

Partitë ish-opozitare nuk pajtohen se Kuvendi është konstituuar, pasi ende nuk është zgjedhur nënkryetari i pestë dhe i fundit i Kuvendit nga komuniteti joshumicë serb.

Por, LVV-ja ngul këmbë se duhet të ecet përpara me formimin e institucioneve prandaj edhe do ta mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë për të zgjedhur mandatarin për kryeministër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdo të enjte, zhvillimet më të rëndësishme përpiqemi t’jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip. Regjistrohuni falas këtu për ta pranuar të parët në emailin tuaj çdo numër të newsletter-it tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë e konfirmoi për Radio Evropa e Lirë zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, i cili tha se mbledhja do të mbahet të dielën e 7 shtatorit.

Në këtë votim brenda partisë pritet që kreu i saj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të rikonfirmohet si mandatar për kryeministër, emrin e të cilit LVV-ja do ta dërgojë më pas te presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për të provuar formimin e Qeverisë së re.

Megjithatë, situata në Kuvendin e Kosovës mbetet ende e bllokuar dhe nuk është e qartë nëse presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta mandatojë kandidatin e LVV-së për kryeministër në këtë gjendje.

Burime shumë konfidenciale thanë nga presidenca e Kosovës se Presidentja nuk do të nxjerrë dekret për Albin Kurtin si kryeministër, pa mbaruar konstituimi i parlamentit, ndonëse LDK dhe Kurti e quajnë të mbaruar.

Kryesia e re e Kuvendit dështoi ta mbajë mbledhjen e parë, më 1 shtator, në mungesë të kuorumit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?