Prestigjiozja “The Times Higher Education” publikon universitetet më të mira në botë

Radcliffe Camera and All Souls College, Oxford University, Oxford, UK
Nga Mirela Bogdani-
Prestigjiozja “The Times Higher Education” botoi renditjen e universiteteve më të mira botërore (World University Ranking 2023), ku përfshihen 1800 universitete nga 104 vende.
Të dhënat më interesante nga ky rankim:
1. Universiteti i Oxfordit kryeson listën, duke dalë i pari në botë për të shtatin vit rradhazi.
2. Në vend të dytë Harvardi dhe të tretin Cambridge.
3. Në top 10 (dhjetëshen e parë) përsëri janë vetëm universitete britanike dhe amerikane.
4. ETH e Zyrichut vazhdon të jetë i vetmi universitet europian në top 20.
5. Dy universitete kineze hyjnë për herë të parë në top 20.
6. Universitetet aziatike (Singapor, Hong Kong etj) prezente në top 20 & 30.
7. Ndërkohë që universitetet kineze dhe aziatike janë rritur në rankim, universitetet europiane kanë vazhduar uljen: Deri në top 40 asnjë universitet europian, përveçse dy universitete gjermane.
8. Asnjë universitet italian apo austriak në top 100! Universitetet belge, franceze dhe hollandeze shfaqen pas 40-ës.
Dikur e famshmja Sorbonë tani në vendin e 90!
Oxford the bestProud of my university!

SHKARKO APP