Pritja e Sali Berishës në Amerikë (video)

“Ju siguroj, se ky rikthim do të përdoret, për ndërtimin e një bashkëpunimi të shkëlqyer me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i një rëndësie jetike, për të ardhmen e vendit tonë”-tha Sali Berisha në takimin e tij me diasporën në SHBA.

“Ju jap fjalën se do të arrijmë ditën e shpëtimit të Shqipërisë. Edi Ramën do ta largojmë nga qeveria”, deklaroi Berisha para mbështetësve.

Kreu i PD-së kërkoi edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, duke iu referuar qëndrimeve të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për luftën kundër karteleve të drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çlirimi i Shqipërisë nga narkoshteti është një mision. Kërkoj ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-së për këtë betejë”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë takimit, ai falënderoi komunitetin shqiptaro-amerikan dhe vlerësoi rolin e diasporës në zhvillimet e Shqipërisë dhe Kosovës.

Berisha vazhdon vizitën e tij në SHBA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?