Pritje madhështore e shqiptarëve të Maqedonisë për Presidentin. Manastiri-vend i Shenjtë për shqiptarët

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Maqedoni, vizitoi qytetin e Manastirit, një nga qendra historike të shqiptarëve në këtë vend. Kreu i shtetit vizitoi Muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir, si dhe u takua me qytetarë shqiptarë të Manastirit, që sot quhet nga maqedonasit Bitola.

Meta ka zgjedhur të mbyllë vizitën e tij dy ditore, në qytetin e Manastirit, ku është pritur mjaft ngrohtë nga shqiptarët e këtij qyteti. Presidenti Meta ka preferuar të dalë në këmbë në rrugët e qytetit ku është pritur nga mijëra shqiptarë.

Fotot tregojnë moment nga takimi i kreut të shtetit banorët shqiptar të këtij qytetit që ka rëndësi të veçantë për historinë e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Presidenti Ilir Meta është i pari kryetar i shtetit shqiptar që viziton në mënyrë zyrtare qytetin e Manastirit. Ai ka qenë në Muzeun e Kongresit të Alfabetit, si dhe ka marrë pjesë në konferencën shkencore të organizuar sot në Manastir për 109-Vjetorin e Alfabetit.

Vizita e kreut të shtetit në Manastir është pjesë e vizitës zyrtare në Maqedoni. Vizita e kreut të shtetit shqiptar ishte e jashtëzakonshme për shqiptarët e Maqedonisë.

VIDEO/VIZITA E PRESIDENTIT NË MANASTIR

Ilir Meta, vizita në Manastir për 109-vjetorin e Alfabetit Shqip

Meta: Me Alfabetin e Manastirit u shkrua Kushtetuta dhe neni për mbrojtjen e shqiptarëve

SHKARKO APP