Prokurorë! Shikoni me cilët politikanë ka folur dhe bashkëpunuar “banda e Shijakut”

Policia dhe prokuroria po punojnë, seriozisht, këto ditët e fundit. Luftë pa kompromis kanë filluar ndaj bandave të krimit të organizuar. Sapo kanë arrestuar bandën e Shijakut, siç tregon edhe Artan Hoxha, se si mbetet “Grupi më i fortë, me sa e njoh botën e krimit është grupi i Shijakut. Ai është një grup historik që nga mesi i viteve “90 me lidhje shumë të forta politike dhe policore. Grupi tjetër është i Lezhës që rezulton të ketë lidhje me të. Me sa di unë grupi i Lezhës është ndaluar për ngjarjet në Lezhë. Kemi një grup që ka një nga lokalet më të njohur të jetës së natës në Tiranës dhe grupi i Hasit që është marrë me trafikimin dhe laboratorin e heroinës në Has”, – shtoi Hoxha mbrëmë në TV KLAN. Ndërsa gazetarja Klodiana Lala ka lexuar një fragment nga dosja në ngarkim të personave të bandës së Avdylajve. Sipas Lalës këta shtetas kanë biseduar me përfaqësues të lartë të institucioneve në Shqipëri.

Sipas dosjes “nga përgjimet vërehen biseda me kryetarë bashkie, deputetë dhe ish-deputetë. Duket qartë interesimi për të marrë përfitime nga shërbimet publike” – tha Lala.

Pra ky grup shumë i fuqishëm që u ndalua është më shumë meritë e palës gjermane, e cila solli dosjen e plotë të aktivitetit të tyre. Por fakti që ata kanë mbijetuar në këto vite si dhe kanë marrë tenderime me fonde publike, tregon se politika ka qenë dhe është e lidhur fuqishëm me ta, bile burime të besuara nga Durrësi thonë se grupi i Shijakut i dha dy mandate deputeti PS-së në zgjedhje e fundit. Pra prokuroria dhe policia kanë detyrimin jo vetëm vënien para drejtësisë të këtij grupi, natyrisht me fakte, por edhe publikimin e lidhjeve me politikën. Mjafton të kontrollohen tenderimet me fondet publike si dhe zbardhja e telefonatave dhe sms-të me celular se me cilët politikanë apo zyrtarë kanë folur.

Politika nuk duhet të fshihet nga këto lidhje me bandën e Shijakut, ndaj prokuroria duhet të zbardhë të gjithë komunikimet, nga kompanitë celulare, se me cilët ishin në lidhje e komunikim. Sidomos me politikanë e zyrtarë.

Sipas gazetares Klodiana Lala, e cila mbetet gazetarja më kurajoze sot për sot në median shqiptare, ka komunikimi e biseda mes bandës dhe politikanëve për favore tenderimesh dhe vota elektorale.

Njerëzit kërkojnë ndëshkim të krejt emrave të lidhur me bandën e Shijakut, pasi mund t’i kemi kryetar bashkie, ministra, deputetë, ish-deputetë, drejtorë të përgjithshëm, etj siç i ka zbardhur pala gjermane. Dhe siç pohoi edhe gazetarja Klodiana Lala, e cila ka disa numra njerëz të rëndësishëm pushtetarësh që kanë lidhje e pazare me bandën në fjalë. Prokuroria ka në dorë zbardhjen e çdo lidhje të dyshimtë politikë-bandë.

 

 

SHKARKO APP