Prokurori i SPAK, Arben Kraja, dekorohet nga Presidenti i Italisë me “Kalorës” i “Urdhrit të Meritës të Republikës së Italisë”
Prokurori i SPAK, Arben Kraja, është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Italisë me titulin e lartë “Kalorës” i “Urdhrit të Meritës të Republikës së Italisë”.
Ky titull është një nga nderimet me të larta italiane. Urdhri i Meritës së Republikës është veçanërisht një mirënjohje për ata, italianë e të tjerë, që kanë fituar merita të veçanta ndaj Kombit italian.
Arben Kraja është një nga prokurorët më profesionistë në Shqipëri që ka dhënë kontribut të veçantë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, por dhe në shkatërrimin e grupeve kriminale që operonin në Itali dhe Shqipëri.