Prokurori Shpetim Kurti nuk pranon të arrestojë deputetin Strazimiri

Policia ka kërkuar nga prokuroria arrestimin e deputetit të PD-së. Prokurori i gatshëm Shpëtim Kurti, i cili mbikëqyri hetimet ndaj 30 të shoqëruarve gjatë protestës te Liqeni Artificial ka pasur sot një kërkesë verbale nga Prokuroria për të firmosur urdhërarrest ndaj deputetit Gent Strazimiri me akuzën e armëmbajtjes pa leje, shkruan Opinion.al.

Bazë për këtë urdhërarrest ka shërbyer materiali filmik ku Strazimiri duket se ka një pistoletë në brez. Pas refuzimit nga prokurori Kurti, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka mbërritur drejtori i hetimit, Adnan Xholi.

I ndodhur përballë të njëjtës kërkesë nga Policia, ai mësohet t’u ketë bërë me dije autoriteteve policore se arrestimi në flagrancë është e drejtë e detyrim i policisë për çdo shtetas në kryerje e sipër të veprës penale dhe nuk ka nevojë për autorizim Prokurori.

Pra duhej që policia ta kishte arrestuar, nëse kishte provat, thotë prokurori. Por policia ka patur frikë se mos situata i del jashtë kontrollit nga arrestimi dhe ia ka kaluar topin prokurorisë, e cila ia pasoi prapë policisë.

SHKARKO APP