Prokuroria Krimëve të Rënda arreston për korrupsion dy ish-deputetë

Këtë të dielë Prokuroria e Krimëve të Rënda bëri dy arrestime. Arrestoi dy ish-deputetë të PS-së. Është arrestuar ditën e sotme ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Arben Çuko, i cili dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.

Po pasdite u arrestua edhe ish-deputeti i PS-së për Lezhën, Arben Ndoka.

Nga të dhënat e para, dyshohet se Arben Çuko ka marrë para për t’i dhënë leje të burgosurve. Pas arrestimit të ish-drejtorit të burgjeve, ish-deputet i PS, Arben Çuko, një tjetër shoqërim i bujshëm nga policia është kryer ditën e sotme. Forcat RENEA kanë shoqëruar në komisariatin e policisë së Tiranës, ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndokën.

Në një deklaratë të Policisë së Shtetit thuhet se arrestimi i ish-deputetit është kryer pas urdhrit të arrestit të nxjerrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”. Ai dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

“Hetimi disa mujor ka mbledhur prova dhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj. Në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë. Megjithë provat e forta të paraqitura nga Policia dhe Prokuroria, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Apelit Shkodër, ndryshuan masat për një numër të konsiderueshëm shtetasish, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, si dhe 2 shtetas të ri-shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Shtetit mësohet se përveç ish-deputetit socialist të Lezhës, Arben Ndoka ka vënë në pranga edhe vëllanë e tij.
Ai quhet Xhevahir Ndoka i cili është pjesë e së njëjtës çështje për të cilën është ndaluar Arben Ndoka. Arrestimi i tij është bërë në kryeqytet nga forcat RENEA. Arben Ndoka është arrestuar pasi mbi të rëndon akuza e tjetërsimit të pronave në Lezhë.

Pak kohë më parë njërit prej vëllezërve Ndoka, Aleksandrit iu bë një atentat në hyrje të shtëpisë që i mori jetën. Autprët nuk janë zbuluar ende. Për 46-vjeçarin Arben Ndoka, gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”. Ai akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

Gjithashtu disa ditë më parë, Policia e Lezhës goditi një tjetër grup prej 11 ish-zyrtarësh të Hipotekës, aktiviteti i të cilit dyshohet se lidhet me tjetërsimin e tokave në këtë qark.

Kanë qenë përgjimet e një grupi kriminal që trafikonte lëndë të forta narkotike që ka çuar në pranga edhe dy deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Mësohet se nga përgjimet e këtij grupi kriminal është vënë re se Çuko merrte nga 1500 deri në 2000 euro për të transferuar apo për të dhënë leje për të burgosur të ndryshëm.

Nga këto përgjime u zbulua edhe roli i deputetit të Lezhës, Arben Ndoka në tjetërsimin e disa pronave në plazhin e Tales dhe Ranës së Hedhun. Ndoka ka ushtruar presion të paligjshëm për të tjetërsuar pronësinë e këtyre pronave.

Para tre ditësh ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj paralajmëroi gazetarët se “këto ditë mbani telefonat hapur!”, dhe realisht dy arrestime VIP u bënë. Nuk dihet edhe sa ditë duhet mbajtur telefoni hapur, sepse informacionet sekrete nga kjo ministri tregojnë se pas ish-deputetëve, po vijnë sirenat për arrestime ish-ministrash.

“Keqardhje për Arben Çukon…” kështu nis një postim në Twitter i kryeministrit Edi Rama për ish-deputetin socialist të arrestuar për korrupsion pasiv kur ushtronte detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.
“Për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin, ka vetëm një; s’ka dy qasje në raport me drejtësinë, ka vetëm një; s’ka dy fytyra në raport me qytetarët, ka vetëm një! Ne s’jemi e kurrë s’do jemi njësoj si të tjerët. Ne gjithnjë kemi vetëm një krah: DREJTESINE!” – shkruan Rama. Ndërsa për ish-deputetin Arben Ndoka të Lezhës nuk ka asnjë reagim nga kryeministri.

SHKARKO APP