Prokuroria kërkon nga Kajmaku të depozitojë shenjat e gishtave, rrezikon 4 vite burg

Debati mes PD dhe qeverisë për Kajmakun e Vorës njohur sot episode të reja. Kreu i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku nuk ishte i vetëm momentin e arrestimit në Janinë në 13 janarin e vitit 2003 kur tentoi të blejë fidanë me euro të falsifikuara. Me të kanë qenë edhe dy shqiptarë të tjerë, të cilët gjithashtu janë ndaluar nga policia e Janinës.

Sipas dokumentit që publikoi Partia Demokratike të ndaluarit e tjerë shqiptarë janë Roland Miftari 28 vjeç dhe Spiro Taho, 42 vjeç. Siç prokuroria greke në raportin e saj në 2003-shin, Agim Kajmaku është ndaluar me emrin Jorgo Toto, në atë kohë 32 vjeç, sot 48 vjeç.

Sipas të njëjtave burime rezulton se 3 shqiptarët kanë përdorur 97 prerje false 50-euroshe për të blerë fidanë agrumesh në qytetin e Artës. Vlera totale e paguar ishte 12 mijë euro, por nga kjo shumë, 97 prerje 50 euro (4850 euro në total) rezultuan të ishin false.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas denoncimeve të PD-së, Departamenti i Dekriminalizimit në Prokurinë e Përgjithëshme nis verifikimet për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.

Gazetari Muhamed Veliu në edicionin qëndror të lajmeve në Top Channel, raportoi se Departamenti i Dekriminalizimit ka protokolluar të premten e shkuar një kërkesë për dhënien e shenjave të gishtërinjeve nga zoti Kajmaku.

Kjo kërkesë ka mbërritur në bashkinë Vorë paraditen e të hënës.

Ai ka në dispozicion pesë ditë kohë për të shkuar vullnetarisht në Laboratorin e Policisë Shkencore dhe depozituar shenjat e gishtërinjve. Ky veprim merr një rëndësi të posaçme, pasi Agim Kajmaku sipas PD-së, ka ndërruar emrin në Jorgo Toto.

Menjëherë pas kësaj procedure Departamenti i Dekriminalizimit në Prokurinë e Përgjithshme, përmes Ministrisë së Drejtësisë do t’i dërgojë një letër porosi autoriteteve të drejtësisë greke.

Nëse vërtetohen zyrtarisht akuzat e PD-së për fshehje të të dhënave në formularin e dekriminalizimit, Agim Kajmaku rrezikon të dënohet me 4 vite burg

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?