Prokuroria në shërbim të Ramës, merr të pandehur kreun e opozitës

Prokuroria e Tiranës njofton se ka marrë të pandehur kreun e Partisë Demokratike për çështjen e parave të lobimit të kësaj force politike në SHBA.

Prokuroria u ka dërguar fletëthirrje kreut të PD, ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani dhe zyrtari të PD, Ilir Dervishit. Prokuroria njofton Bashën se duhet të paraqitet ditën e hënë në Prokurorinë e Tiranës ku do u komunikohet edhe zyrtarisht akuza që është ngritur kundër tyre. Vendimi i prokurorisë për një hetim që ka më shumë së dy vite që ka nisur, në këto momente të krizës politike duket se si një urdhër politikë.

Basha dhe zyrtarë të tjerë të PD kanë dhënë sqarime disa herë për këtë çështje. Ndërsa thirrja sot dhe kërcënimi për marrjen me forcë të kreut të PD nga policia, më shumë ngjan si porosi me SMS e kryeministrit Edi Rama, sesa një vendim i marrë nga prokurorët që kanë pranuar të firmosin dokumenton.

Basha akuzohet për një histori fondesh të përdorura për lobim në SHBA, ndërkohë që kryeministri Edi Rama është i vetmi zyrtar i lartë shqiptar që është faktuar se ka kryer lobim të paligjshëm dhe ka shkelur ligjet amerikane disa vite më parë.

Reagon Bashas: Edi Rama, me metoda putiniane

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas urdhrit për t’u paraqitur në prokurori për lobimin në SHBA, ku thuhet se është nën hetim. Basha shkruan në Facebook se Rama po përdor metoda putiniane. ”Edi Rama ka një vit e gjysëm që mban si shpatë në dorë një hetim absurd, pa prova dhe pa asnjë fakt kundër Partisë Demokratike. Tani që është në dëshpërim për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe skandalet për bashkëpunimin me krimin për të vjedhur zgjedhjet, Edi Rama ka vendosur që të sajojë akuza absurde për të shpërqendruar publikun”,-shkruan Basha.

Postimi i Plotë i Lulzim Bashës: “Edi Rama, me metoda putiniane, ka vendosur të hapë hetime kundër meje, me akuza qesharake, të sajuara keq nga prokuroria e tij politike. Mua nuk më bëhet vonë fare për këto akuza dhe këtë hetim politik. Edi Rama ka menduar se do të më trembë mua apo do të stepë opozitën, por do ta kuptojë shpejt se unë as nuk trembem dhe as nuk tërhiqem!

Edi Rama ka një vit e gjysëm që mban si shpatë në dorë një hetim absurd, pa prova dhe pa asnjë fakt kundër Partisë Demokratike. Tani që është në dëshpërim për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe skandalet për bashkëpunimin me krimin për të vjedhur zgjedhjet, Edi Rama ka vendosur që të sajojë akuza absurde për të shpërqendruar publikun.

Këto metoda alla Putin dhe Maduro, për t’u mbyllur gojën dhe neutralizuar kundërshtarët politikë dhe shkatërruar demokracinë, thjesht do ta thellojnë më shumë gropën ku ka rënë Edi Rama dhe do ta bëjnë të pashmangshëm dhe të shpejtë fundin e keq të tij. Edhe fundin e bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, pa asnjë përjashtim, nga kriminelët e bandave deri tek prokurorët e kriminalizuar që i shërbejnë Edi Ramës.

Shqiptarët tani po shohin fytyrën e vërtetë të prokurorisë politike të Edi Ramës: institucioni që ndihmon dhe mbron Edi Ramën, Olsi Ramën, Linda Ramën, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin, Taulant Ballën, Ulsi Manjën, Arben Ahmetajn, Qazim Sejdinin, Jurgis Çyrben, Ilir Ndraxhin, Elvis Roshin, Pjerin Ndreun dhe kriminelët e tjerë, që mbron qeveritarët e korruptuar deri në palcë, punon vetëm për të luftuar kundërshtarët politikë të regjimit dhe qytetarët që ngrenë zërin kundër tij.

Sot, shqiptarët e kuptojnë se sa të pambrojtur janë para krimit që është në pushtet: ka një prokurori të mbushur me prokurorë politikë dhe të korruptuar, nuk ka Gjykatë të Lartë, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, ndërkohë që Kuvendi gjytyrym është i mbushur me politikanë të kriminalizuar ose përfaqësues direkt të krimit. Ky është sistemi i kalbëzuar nga krimi dhe korrupsioni që ne duhet të shembim! Asnjë hap pas nga beteja jonë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe për Shqipërinë si Europa”.

Akuzave të Edi Ramës dhe PS për çështjen e financimeve ruse, Lulzim Basha ju përgjigj edhe sot në një konferencë për mediat.

Pyetjet përgjigjet plota mes Bashës dhe gazetarëve:

Pyetje: Kryeministri Edi Rama në një nga mitingjet e tij elektorale ju ka akuzuar se po bëni gjyqe publike pa pasur hetime, referuar çështjes së Bild, ndërkohë që vetë jeni hetuar dhe po hetoheni në SHBA për 1 milion dollar të cilat nuk dihet se nga erdhën, thotë ai. A është e vërtetë…

Basha: Jo, ai nuk thotë nuk dihet nga erdhën, çojeni deri në fund…

Gazetarja: Ai ju akuzon për financim rus…

Basha: Kështu pra, ta themi tamam. Ai thotë se PD merr lek nga rusët, këtë thotë Rama. Tani ti ekzaminojmë pak faktet thjeshtë fare. Cili është shteti më pro rus në Ballkan? Mos më zhgënjeni. Serbia. Republika e Serbisë. Cili është presidenti i republikës së Serbisë? Si e ka emrin? Aleksandër Vuçiç, i cili konsideron Putinin vëllain e tij të madh. Cila është marrëdhënia  midis Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç?

Është marrëdhënia që çoi deri në tentativën e çmendur për të destabilizuar Ballkanin, për të ndryshuar kufijtë, për të copëtuar Kosovën, vetëm e vetëm për të tërhequr vëmendjen nga kriza politike që Edi Rama ka në Shqipëri dhe nga problemet që disa nga problemet që kanë të tjerët në shoqëritë e tyre.

Nëse ka një skenar rus për Shqipërinë, zbatuesi i këtij skenari rus e ka emrin: Edi Astri Rama Avdylaj. Sepse nuk ka investim më të madh për të destabilizuar Shqipërinë se sa ta shkrish shtetin në nji me krimin. Të tjerat që ai thotë dhe broçkullit nëpër mitingje, janë broçkulla të shtrenjta, të paguara me paratë tuaja.

Dhjetëra milion euro! Dhjetëra milion euro të Besos me shokë, se përmenda kot Beson atë ditë unë. Por do të dalin dhe këto dhe shpresoj nuk do të dalin thjeshtë në artikuj të gazetave amerikane, por shpresoj shumë se do të dalin në një komision hetimor të Kongresit Amerikan.

SHKARKO APP