Protesta. Basha mesazh ndërkombëtarëve: Ikja e Ramës, e panegociueshme

Opozita zhvilloi sot protestë e tetë kombëtare, me një pjesëmarrje masive të qytetarëve. Tubimi zgjati për rreth tre orë dhe ndryshe nga herët e tjera nuk pati incidente serioze. Një prej arsyeve që shmangën incidentet ishte dhe vendimi i kreut të shtetit për të anuluar dekretin që zhvillon zgjedhje më 30 qershor.

Duke vlerësuat gjestin e Presidentit për anulimin e datë së zgjedhjeve, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se beteja nuk përfundon me kaq. Ai u shpreh se largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm.

Pas fjalimit të Bashës, protestuesit u drejtuan për të Kuvendi ku nuk munguan incidente sporadike. Një numër mjaft i vogël protestuesish hodhën kapsolla dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë. Forcat e rendit u përgjigjën me gaz lotësjellës dhe ujë me presion.

Në orën 21:05, Lulzim Basha u bëri thirrje protestuesve që të tërhiqeshin për të mos krijuar incidente.

Lexoni edhe…

Zhvillimet në protestë minutë pas minute

ORA- 20:35 –Kreu i opozitës Lulzim Basha iu drejtua ndërkombëtarëve gjatë fjalës përpara protestuesve, duke deklaruar se kushti i opozitës për largimin e Edi Ramës është i panegociueshëm. “Edi Rama nuk mund të reformohet, Edi Rama është koka e shtetit kriminal të bërë njësh me krimin. Edi Rama duhet të largohet. Ndaj, në emrin tuaj dua të siguroj këto mik dhe aleat që na dëgjon sot për zotimin tonë të parë, ditën e parë të kësaj beteje më 16 shkurt se ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se parimet, vlera dhe normat e standardeve demokratike, se normat e standardeve të Amerikës, ne kërkojmë liri, demokraci, sundim ligji dhe ndarje të pushteteve.

Nuk do të pranojmë asgjë më pak. Me këtë fuqi do të vazhdojmë betejën tonë, sepse ora e fitores po afron. Largimi i Edi Ramës është i pa negociueshëm. Ky vend është mbajtur tepër gjatë peng, i një njeriu që për karrigen e tij bëri pakt me krimin dhe solli krimin në Parlament dhe në krye të institucioneve.

Ky vend është mbajtur për një kohë të gjatë peng të një njeriu të vetëm, që e mbushi Shqipërinë me drogë, mbushi Parlamentin me trafikantë. Ky njeri ia fali të gjitha pasuritë publike një grushti oligarkësh, ndërkohë që një në dhjetë shqiptar nuk ushqehet më shumë se një herë në ditë”, tha ai.

ORA 20: 30 – Protestuesit flasin anglisht dhe gjermanisht: Rama nuk ka te ardhme!

Ne pankartat e protestuesve ne gjuhen gjermane falenderohet gazetari gjerman i Bild, Peter Tiede: Asnje hap pas! Droga, krimi, korrupsioni, Edi Rama: Nuk kane të ardhme!. Në flamurin europian është nje apel per ndihme ne gjuhen angleze.

ORA 20:18- Presidenti anulon zgjedhjet e 30 qershorit.

DEKLARATË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SH.T.Z ILIR META

1. Me shqetësimin e thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mos-reflektimit të asnjërës palë;

2. Duke patur parasysh domosdoshmërinë e çtensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend;

3. Duke marrë përgjegjësinë e lartë kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si Kreu i Shtetit dhe duke iu përmbajtur betimit për t’i shërbyer ruajtjes me çdo kusht të stabilitetit, paqes sociale dhe unitetit kombëtar;

4. Me vetëdije të plotë se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kriter kryesor i Kopenhagës dhe në kushtet aktuale, për mungesë përgjegjësie të të dy palëve, po shkojmë drejt votimeve një partiake. Në këtë mënyrë minohet çdo mundësi për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, dëmtohet imazhi si vend anëtar i NATO-s dhe cenohet kryesimi i OSBE-në për vitin 2020;

5. Duke ftuar të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë të bashkojnë kontributet konstruktive për rivendosjen urgjent të dialogut të pazëvendësueshëm politik dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë dhe që i shërben të ardhmes evropiane të Shqipërisë;

Kam vendosur të shfuqizoj Dekretin nr.10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019.

Në komunikimin e parë ditën e hënë, datë 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.

U bëj thirrje udhëheqësve të opozitës që protesta e sotme të zhvillohet në mënyrë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune.

Njëkohësisht u tërheq vëmendjen të gjitha palëve që të shmangin çdo provokim që mund të shfaqet gjatë protestës.

Shqipëria e para!
Shqipëria si gjithë Evropa!

ORA 19: 00 – Policët në autoambulanca  

Policë që transportohen nga Shkodra drejt Tiranës me autoambulanca. Këtë e ka bërë të ditur ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia. Sipas tij, gjithçka pritet nga njeriu që për karrige është gati të sakrifikojë këdo.

Postimi i plotë: “Ja edhe stili i Enver Hoxhes, per ata qe ende nuk e kane kuptuar se vendi po kthehet ne diktature. Policet transportohen nga Shkodra me ambulanca drejt Tiranes! Per te ndertuar skenare provokues? Gjithcka pritet nga njeriu qe per karrige eshte gati te sakrifikoje kedo, edhe nje popull te tere! Po sa mendon se mund ta zvarritet keshtu, kete nuk e ka llogaritur e stabiliteti fasade nuk do i pije uje me perballe fuqise se bashkimit qytetar qe ia thone qarte: #RamaShporru!”.

ORA 18:50 –Opozita ngre qelinë e burgut para Kryeministrisë për Ramën

Pak para nisjes së protestës, të rinjtë e opoziës, kanë sjellë me vete edhe një imitim të një qelie burgu para kryeministrisë. Brenda kafazit janë futur edhe dy militantë të veshur me uniformën e të burgosurve ndërkohë që në fytyrë mbajnë maskat e kreut të qeverisë Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

SHKARKO APP