Protesta e opozitës, qytetarët vërshojnë drejt Tiranës (FOTO)

Mijëra qytetarë janë drejtuar në Tiranë për të marrë pjesë në protestën kombëtare të opozitës. Nga rrethet raportohet për një numër rekord të qytetarëve që do të marrin pjesë në protestën e orës 20:00, para kryeministrisë.

Nga Kukësi, Shkodra, Dibra, Vlora, Sanranda dhe Gjirokastra, janë me mijëra makina dhe autobusë që janë nisur drejt Tiranës. Ndërkohë që degët e partive kryesore në Tiranë, njoftojnë se një pjesëmarrje masive pritet të jetë dhe nga qyteti i Tiranës.

Protesta zhvillohet pas daljes së përgjimeve të qeverisë “Rama”, ku zyrtarët më të lartë të Rilindjes faktoheshin duke vjedhur votat.

Policia ka ngritur postoblloqe në gjithë hyrjet e Tiranës, me argumentin për të disiplinuar trafiku, por qytetarët thonë se po ushtrohen kontroll dhe vonesa të qëllimshme për gjithë protestuesit.

Ndërkohë policia ka marrë masa të rrepta për rrethimin e godinës së Kryeministrisë dhe godinës së parlamentit. Qindra forca policore janë vendosur që në orët e para të mëngjesit në zonën ku do të zhvillohet protesta.

LIVE - Protesta 21 Qershor.

Gjirokastra: Të gjithë sot në Tiranë

Janë më shumë se 2500 protestues nga Qarku i Gjirokastrës që janë nisur për në protestën që do të zhvillohet në orën 20:00 në Tiranë. Ish-deputeti i PD në këtë qark, Tirtan Shehu bënë me dije se qytetarë të shumtë nga bashkitë e Gjirokastrës, Përmetit, Libohovës, Tepelenës, Dropullit e Këlcyrës janë nisur drejt Tiranës, për të marrë pjesë në protestën kombëtare.

Postimi plotë i Tritan Shehut në Facebook: “Qarku i Gjirokastrës, i vendosur te mbroje vlerat e demokracisë e pluralizmit, përsëri në “rrugë” drejt Tiranës. Jane reth 2500 protestues nga Gjirokastra, Permeti, Libohova, Tepelena, Dropulli e Kelcyre, qe do t’i bashkohen protestes se sotme. Ne fakt eshte shumica e banoreve te atij Qarku, qe gjithmone ka qene ne radhe te pare per te mbrojtur ate qe eshte me e shenjte per Shqiperine e shqiptaret, qe me zemer e mendje do te jene ne Tirane sot ne darke. Do jene ne Bulevardin Deshmoret e Kombit pikerisht per te protestuar kunder varferise, papunesise, diskriminimit, kunder atrofizimit te universitetit aty, degradimit te sistemit shendetesor e arsimor, faktit qe jane te detyruar te braktisin me mijra ate treve me vlera, pasuri e mundesi te medha etj. Te gjithe sot ne Tirane per t’i hapur rruge ndryshimit!”.

SHKARKO APP