Mbyllet protesta. Asnjë incident
Ka përfunduar në orën 13:30 protesta e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Fiks në orën 12:00, protesta u çel me Himnin e Flamurit dhe më pas, do të vazhdohet me mesazhet e figurave të njohura apo qytetarëve nga shtresa të ndryshme shoqërore.
Në fillim të fjalës së tij, Basha tha se është i lumtur se në këtë shesh ndodhet më shumë se 600 mijë shqiptarë, si dhe shtoi se ky nuk është manifestim, por referendum. ”Ky është referendumi i shqiptarëve për Republikën e Re. Ju shoh dhe ju dëgjoj edhe jua tje në fund fare dhe ju përshëndes. Siç ju ka dëgjuar 85 ditë dhe 85 netë me radhe që nga fillimi i lëvizjes tonë të madhe popullore dhe qytetare. Sot jemi tre herë më shumë, mbi 600 mijë shqiptarë në këtë shesh dhe miliona të tjerë bashkë me ne në këtë referendum historik. 3 muaj më parë u bashkuam në këtë shesh për t’i dhënë ndal drogës dhe krimit, e për të kërkuar medoemos zgjedhje të lira“,- tha Basha.
Opozita zhvillon sot një protestë masive në Tiranë për largimin e qeverisë së kryeministrit Rama. “Duam një “Republikë të re“, pa drogë e korrupsion, kërkon kreu i Partisë Demokratike”- Lulzim Basha.
Partia Demokratike në opozitë u ka bërë thirrje mijëra qytetarëve nga e gjithë Shqipëria të marrin pjesë në protestën e madhe të opozitës nga Partia Demokratike. Ndërkohë mijëra policë dhe forca speciale janë në gatishmëri për të garantuar zhvillimin e qetë të saj. Partia Demokratike ka bërë thirrje për protestë paqësore, megjithatë në media në Shqipëri ka pasur njoftime për trazira të mundshme gjatë saj.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1506284352756074/
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur më parë, se kjo protestë do të jetë edhe fillimi i “Republikës së Re”, që do të nxjerrë vendin nga droga, krimi e korrupsioni i qeverisjes së Edi Ramës. Partia Demokratike i mbetet qëndrimit të saj për mospjesëmarrje në zgjedhjet e 18 qershorit. Dhjetra mijëra vetë janë nisur nga rrethet drejt Tiranës. Mësohet se PD-ja po ankohet se policia po ndalon protestuesit e saj si dhe po bën shantazh ndaj tyre. Policia, sipas PD, ka bërë presion ndaj shofereve të autobuzave me heqje license nëse transportojnë militantët e opozitës.
Protesta e opozitës e thirrur në orën 12:00 ka çuar në blindimin e Tiranës. Janë në terren mbi 4 000 forca policie. Lideri demokrat Lulzim Basha iu bashkua qindra e mijëra mbështetsve e simpatizantëve të Partisë Demokratike që janë mbledhur sot për të protestuar për zgjedhje të lira.Basha ashtu siç kishte lajmëruar është në këtë protestë bashkë me dy vajzat e tij të mitura, Dafina dhe Viktoria si dhe bashkëshorten Aurela. Në fakt kjo është hera e parë që e shohim kaq të plotë në publik familjen Basha.
Ora 13:10: Nis sherri për numrin e protestuesve. Balla: Kam nostalgji për Shaban Meminë
Ende pa u mbyllur protesta e PD ka nisur debati për numrin e pjesëmarrësve të saj. Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se në shesh janë më shumë se 600 mijë. Po ashtu edhe Berisha tha se Tirana ka sot 600 mijë protestuese.
Ndërkohë deputetët e PS kanë nisur të shpërndajnë disa fotot të marra nga lartë sheshit ku duket një numër i vogël protestuesish. Deputeti i PS-së, Tulant Balla thotë se protesta e PD-së ka dështuar. Balla shton se ka “nostalgji për Shaban Meminë”.
FOTOLAJM/Basha me familjen në protestë
Ora: 12:45- Pas 9 qytetarëve që kanë mbajtur fjalën në sheshin e lirisë ka marrë fjalën dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Gjatë fjalës së tij, Basha deklaroi se janë më shumë se 600 mijë qytetarë që kanë marrë pjesë në protestën e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ora 12:07/Protestuesja: Rama, në vend të na rriste pensionet, na gostit tek kafja e Gjyshit!’
Protestuesja e dytë që mori fjalën sot ishte kjo grua e moshuar. Ajo tha: “A i lejohet Europës ta lërë Shqipërisë në tranzicionin e egër?!Tranzicioni i egër nuk u kthen pronën, pronarëve të vërtetë! I sorollatën dhe i tallën ata që u ndoqën nga diktatura, ata që u quajtë ish-të përndjekur politikë dhe u dhanë atyre dhe fëmijëve të tyre, vetëm dy këste.
A nuk është e dhimbshme që brezi im, që punoi me ndershmëri 35 vjet, merr sot lëmoshë? Pensioni im nuk mjafton për të paguar një drekë të dy politikanëve që hanë ngjala dhe pinë verë të shtrenjtë. Për turpin e saj, qeveria e Ramës e rriti pensionin 300 lekë të vjetra dhe administratës, dhjetëra herë më shumë. Ddhe kryetari i Bashkisë që duhet të përmirësojë shërbimet sociale, na gostit me Kafen e Gjyshit!”.
Ora 12:05. Mesazhi i parë në protestës së opozitës para kryeministrisë, pas Himnit të Flamurit, është dhënë nga një e re e quajtur Zamira. “Unë jam Zamira nga universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë. A mund ta lejojmë ne si qytetarë, z.Rama, ta vrasë pluralizmin politik në Shqipëri? Jo, në asnjë mënyrë, me të gjitha kostot që mund të marrim,. Qytetarët e Shqipërisë e kanë bërë fatin e tyre 27 vite më parë”, u shpreh ajo.
Zamira është shprehur se vjen në këtë protestë për të përcjellë mendinet e studentëve në vecanti, që sipas saj janë të dëshpëruar për diplomat e pavlera. “Kam ardhur për të përcjellë mendimin e qindra pedagogëve që shohin përditë në auditore, studentët e dëshpëruar për diplomat e pavlera. Ne qytetarët e lirë nuk kemi lidhje me politikë të shkëputur nga realiteti. Jemi këtu sot të gjithë bashkë për të drejtat tona, zgjedhje të lira dhe të ndershme, pavarësisht kostove.”
Ora 12:00
Protesta e opozitës ka nisur në orën 12:00 me këndimin e himnit kombëtar.
Ora 11:55: Kreu i PD, Luzlim Basha niset drejt protestës
Pas takimit me drejtues të PD në selinë e partisë, Lulzim Bashë është nisur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku janë mbledhur demokratët për të protestuar.
Ora 11:30 Mbi 10 autoblinda drejt Tiranës para protestës, shtangen kalimtarët
Mbi 10 automjete të blinduara të policisë janë parë ditën e sotme dhe më konkretisht pak minuta më parë, në autostradën Durrës-Tiranë, shkruan JOQ, duke postuar edhe nje video.
Ora 11:25-Vendoset kordoni i parë i protestuesve, policia rrethon Kryeministrinë
Teksa ora po afron 12:00 dhe protestuesit e PD kane formuar kordonin e pare te protestes përballe policisë ne Kryeministri, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dalë nga selia e PD-së në shoqërinë e gruas, dy vajzave dhe të rinjve demokratë.
Ora 11:00/Rama: Mbahuni burra, po vjen republika e re
Kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur pikërisht një mënyrë që e bën shpesh për të ironizuar protestën e PD-së dhe ardhjen e ‘republikës së re’ siç thonë dhe demokratët. Pikërisht nëpërmjet një foto montazhi ku duken Lulzim Basha, Sali Berisha, Nard Ndoka, Eduart Ndocaj, Kreshnik Spahiu dhe Damir Fazlliç Rama shkruan se këta janë pikërisht ata që do sjellin republikën e re në vend.
Ora 10:00/ Masat e policisë
Pjesë me e madhe e efektivëve të policisë janë vendosur pranë zonës ku do të zhvillohet protesta, pikërisht në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa pjesa tjetër pranë institucioneve të tjera qeveritare.
Kordonë policie, ku shumica do të jenë femra, janë vendosur në rresht të parë tek godina e Kryeministrisë.
FNSH dhe RENEA do të jetë në gatishmëri tek Kryeministria, kurse në terren do ketë agjentë civil dhe snajperë të vendosur në lartësi të ndryshme. Sakaq siç shihet në foto, policët janë përgatitur për të hedhur edhe gaz lotsjellës në rast se turma nuk shpërndahet. Siç dihet protesta është lajmëruar në 12:00 por nuk dihet se kur do mbyllet.
Ora 08:00-Antiterrori/ 25 të shoqëruar në Tiranë e rrethe
Policia në bashkëpunimin me njësite antiterror kanë ndaluar që prej mbrëmjes së të premtes 25 persona në disa rrethe. Zyrtare te policisë sqaruan se këta persona kanë prirje radikale si dhe precedentë kriminal.
Agjentët kishin dyshime se grupi i shoqëruar tashmë në komisariate, mund të përdorej për të krijuar rrëmujë dhe konflikte gjatë protestës se opozitës në bulevard. Burimet bëjnë të ditur se pjesa më e madhe e ndalimeve është bërë në tiranë. Ndërkohë, mëngjesin e kësaj të shtune.
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Haki Çako është takuar me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Ata kanë diskutuar mbi masat e sigurisë për mbarëvajtjen e protestës.
Lexoni edhe:
Ndalohet nga antiterrori marinsi amerikan i thirrur nga PD për protestën
Ministri i Brendshëm Xhafaj inspekton nga afër kordonët e policisë
Rama flet nga Selenica. I dërgon mesazhin e fundit Bashës në prag të protestës
FOTOLAJM/ Basha në shesh bashkë me familjen e tij
Kreu i PD Shkodër: Instancat e qeverisë tentuan të bllokojnë autobuzët
Mijëra protestues nisen nga rrethet, i bashkohen thirrjes në Tiranë
1 demokrat për 1 polic. 2700 vullnetarë të PD do sigurojnë protestën