Protesta e PD këtë të shtunë, nesër pa fjalime para Kryeministrisë
Nesër ( e shtunë 28 shkurt) në protestën e thirrur nga Partia Demokratike, nuk do të ketë fjalime në podium, duke mos përjashtuar marshimet nëpër Tiranë, bllokim rrugësh apo ngujim para Kryeministrisë.
”Të gjitha format janë në konsideratë dhe kjo është vetëm protestë. Ne kemi vetëm protestë. Asgjë nuk përjashtohet. Të jemi realistë. Opsionet janë të gjitha”,-ka thënë më herët Sali Berisha.
Ai ka paralajmëruar masivitet në këtë tubim. Protesta e së shtunës është e katërta për këtë vit, ku kërkesa mbetet e njëjtë, largimi i Edi Ramës dhe hapja e rrugës për qeveri teknike që do të conte vendin në zgjedhje të parakohshme. Protesta vjen pasi kryeministri Edi Rama bëri ndryshime të forta në qeveri, nga ku largoi Belinda Ballukun dhe dy ministra të tjerë, ndërsa lëvizjet prekën 6 poste qeveritare.
KOHA JONË SONDAZH
A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?
Results
Vota totale: 11103

