Protesta e PD-së tek Kryeministria, Ilir Alimehmeti: Jemi kuriozë si do të zhvillohet!

Ilir Alimehmeti thotë se vendimi i Sali Berishës për protesta para Kryeministrisë nuk është produkt i një konsultimi të gjerë brenda Partisë Demokratike, por individual i kryedemokratit. ”Jam kurioz si ju, nuk kam njohuri si do zhvillohet me saktësi. Thjeshtë nga informacioni që ka rrjedhur nga media”,-tha ai.

Ai shtoi se PD duhet të tregohet më inovatore në format e protestimit që zgjedh, duke theksuar se nevojitet një strategji. ”Protestat duhet të ishin bërë shumë më shpejt, shumë më energjike. Nëse themi që zgjedhjet janë para dhe jeta parlamentare e vijon në mënyrë të patrazuar, këtu ka një problem. Nuk përjashtohet ngujimi i deputetëve në parlament. Ka shumë opsione, besoj janë diskutuar në grupin paralmentar dhe kryesi”.

Nga ana tjetër, Alimehmeti theksoi se Sali Berisha vazhdon të vrasë debatin e brendshëm në Partinë Demokratike, duke marrë vendime pa përfshirjen e strukturave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?