Protesta në Librazhd kundër Ramës. Gazetari: Eskorta plagosi një polic. Kryeministri iku nga mali

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga mbështetësit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike në hyrje të qytetit të Librazhdit. Kryeministri Edi Rama pak më parë zhvilloi takime me banorët e Prrenjasit, ndërkohë që qyteti ka qenë në shtet rrethim nga garda dhe forca të shumta policore. Mbështetësit e selisë blu nga shtatë bashkitë e qarkut të Elbasanit kanë tentuar t’i zënë rrugën shefit të qeverisë, ndërsa ka patur edhe një përplasje mes tyre dhe policisë.

Ndërkohë gazetari Aulon Kalaja shkruan se ka pasur incidente serioze në Librazh. “Me njoftojne tani nga Librazhdi se Kryeministri Rama i ka rene nga mali, pasi nje mase protestuesish qe kerkonin ikjen e tij, i kane bllokuar rrugen. Nga disa banore te zonave periferike te Librazhdit mesohet se eskorta e Rames, e gjendur ne befasi, ka perplasur dhe ka hedhur ne kanal nje polic, nga shpejtesia me te cilen ka levizur. I bej thirrje Policise se Shtetit, qe te zbardhe ngjarjen dhe te beje publik emrin e policit“,- shkruan ai në Facebook.

Tensionet janë rritur ndjeshëm pas vendimit të Edi Ramës për të hyrë në zgjedhje pa dekret të Presidentit dhe pa opozitën. Takimi i sotëm më Përrenjas, siç e përshkruajnë qytetarët në rrjetet sociale, ka qenë mjaft i tensionuar dhe përplasja me forcat e rendit ka qenë e fortë. Kjo zonë njihet si e majtë dhe një reagim i tillë i qytetarëve tregon se vendimi i Edi Ramës për zgjedhje pa opozitën nuk mbështetet as nga vet votuesit e PS.

SHKARKO APP