Protesta, qytetarët rrethojnë Kuvendin

Mijëra qytetarë u mblodhën të enjten përballë Kuvendit për të protestuar kundër qeverisë dhe blerjes së mandateve të deputetëve që vijnë nga fundet e listave nga ana e qeverisë. Protesta vijoi për më shumë se pesë orë dhe gjatë zhivllimit të saj nuk pati incidente serioze. Megjithatë, policia arrestoi 14 të rinj protestues me akuzën për dhunë ndaj forcave të rendit.

Një situatë e tensionuar me përplasje u krijua në rrugët që të çojnë për tek godina e Kuvendit. Protesta ka nisur në orën 09:00. Pas tensioneve të para, në orën 11:00 nisën hedhjet përplasjet dhe tentativat e një pjese të protestuesve për të hyrë para Kuvendit.

Protestuesit janë grumbulluar me pankarta në duar në hyrje të pedonales së Tiranës por Policia u ka dalë përpara si kordon dhe nuk i ka lejuar të hyjnë. Më të vrullshmit në radhët e para kanë qënë banorët e ”Unazës së Re”, që spikasin tanimë me jelekët portokalli.

Policia e Shtetit i është drejtuar me një thirrje organizatorit të protestës së PD-së, Gazmend Bardhi. Policia bën thirrje për qetësi dhe për largimin e protestuesve që mbajnë maska. ”I nderuar Zoti Bardhi, në mes të protestuesve ka persona që mbajnë maska. Si organizator i tubimit në bazë të ligjit për tubimet merrni masa për largimin e tyre nga tubimi”.

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji nga protesta përballë Kuvendit, në një prononcim për mediat tha se protestuesit dalin sot për rikthyer sovranitein e ndërsa shtoi se po të donin do të hynin në parlament për dy minuta.

“Banorët duan të rikthejnë sovarnitetin. Ne nëse do donin të hynim në parlament do të hynim për dy minuta. Gazi lotsjellës është si karamele”, u shpreh Salianji. Disa banorë të ”Unazës së Re” dhe simpatizantët e PD-së të shoqëruar nga ish-deputeti demokrat Klevis Balliu kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë në zonën e pedonales. Pasi kanë hasur në rezistencën e policisë ata kanë shamngur kalimin përmes pedonales dhe janë nisur të drejt Kuvendit pëmes rrugës kryesore.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/402279103917971/

New York Times raporton për protestën në Tiranë

Protesta e opozitës në Tiranë ka gjetur edhe sot hapësirë të madhe në mediat ndërkombëtare. Jo vetëm mediave të vendeve fqinje, por edhe atyre amerikane. New Jork Times shkruan sot se protestuesit në Shqipëri kërkojnë largimin e qeverisë së Edi Ramës dhe zgjedhje të reja, të lira.

Gjithashtu, New Jork Times shkruan se protesta e kësaj të enjteje është pjesë e strategjisë së opozitës shqiptare, e cila akuzon qeverinë e Kryeministrit Edi Rama për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

Pranon mandatin, qëllohet me bojë Ralf Gjoni

Pasi pranoi mandatin e deputetit dhe ishte gati për të shkuar në Kuvend, për të bërë betimin, kandidati për deputet i LSI-së Ralf Gjoni është qëlluar me bojë të kuqe.

Ngjarja ka ndodhur te hyrja e pallatit, ku i riu me të parë kandidatin për deputet Gjoni, është çuar në këmbë dhe i ka derdhur në fytyrë një bojë të kuqe nga shiringa që mbante në duar, e më pas është larguar me vrap.

Gjoni tha se e pranoi të merrte mandatin e deputetit pas konsultimeve me të huaj. Pas incidentit, Gjoni ka treguar për mediat se si pasojë e bojës, ka djegie të syve dhe se boja nuk i hiqet nga fytyra.

Kryemadhi: Sulmi ndaj Ralf Gjonit, skenar i “regjisorit” Edi Rama

Lidhur me sulmin me bojë ndaj deputetit Ralf Gjoni i cili u betua ditën e sotme në Kuvend, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se ky është skenar i Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga vetja.

“Nuk kam dijeni për një gjë të tillë, por regjisori Edi Rama bën ngjarje të tilla. Po t’i kishim sulmuar do i kishim sulmuar me kohë. Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre”, u shpreh Kryemadhi lidhur me sulmin ndaj deputetit Ralf Gjoni. Gjoni u sulmua sapo doli nga shtëpia, ku poshtë hyrjes së pallatit e priste një djalë. Ai e ka qëlluar me bojë të kuqe. Gjoni sapo kishte dalë nga banesa e tij për të shkuar në Kuvendin e Shqipërisë. Vetë ai tha në një deklaratë për mediat se prita ishte e porositur nga lart.

SHKARKO APP