Protestat qytetare dhe protestat politike në Tiranë

Protestat qytetare dhe protestat politike në Tiranë

Protestat qytetare dhe protestat politike në Tiranë

Nga Jonida Halili-

Me protestën qytetare në Shqipëri është spekulluar tash 34 vite. Partitë politike kur duan të mos dalin se janë ata organizatorët apo bëjnë sikur nuk kanë gisht nxjerrin militantët e tyre dhe me pas dalin e thonë në media se ishte reagim qytetarë pa asnjë support politik.

Kështu kanë vepruar edhe PS, edhe PD, por vitet e fundit po theksohet  shumë nga Selia Blu dhe Berisha se ka protesta qytetare kudo nëpër Shqipëri.

Edhe sot në konferencën për shtyp para gazetarëve, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri thirrje të hapur për qytetarët shqiptarë që të ngrihen kundër qeverisë, të cilën ai e akuzon për korrupsion dhe vjedhje masive të fondeve publike. Ai tha se këto janë protesta qytetare.

Berisha u shpreh se rritja ekonomike e reklamuar nga qeveria është një mashtrim i madh, që përfiton vetëm qeveritarët dhe oligarkët, ndërsa qytetarët e zakonshëm po vuajnë nga rritja e çmimeve dhe varfërimi i mëtejshëm. Ai kritikoi ashpër trajtimin e pensionistëve dhe tha se vetëm një qeveri teknike mund të shpëtojë vendin nga kjo situatë, duke propozuar masa konkrete si vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh dhe rritjen e pagës minimale në 500 euro.

Berisha përfundoi thirrjen e tij duke theksuar se është koha për një betejë pa kthim për të shpëtuar Shqipërinë nga kriza e thellë ekonomike dhe politike. Lideri demokrat përmendi se do të jetë qytetarët ata që do të dalin. Por në asnjë rast nuk tha se këto protesta do të jenë politike të organizuar nga PD.

Edhe protesta e fundit e datë 7 tetor, kur një turmë me njerëz dogjën disa institucione kushtetuese e publike të vendit, u quajt nga Berisha se ishte protestë qyetare.

Në fakt ajo ishte mirëfilli protestë e PD dhe nuk kishte lidhje aspak me qytetarët.

E verteta mbetet se dy janë protestat më të mëdha qytetare në këto 34 vite, ajo kundër armëve kimike në të cilën morën pjesën mijëra qytetarë që kishin bindje të ndryshme politike por u vetorganizuan kundër projektit të qeverisë për të sjellë armë kimike në Shqipëri.

Ishte nentor 2013.

Në këtë protestë ishin madh e vogël, sepse ishin interesa qytetare. Edhe kur shkoi një kryetar partie për ta nxitur me shumë protestën qytetare u ngrit rinia dhe e nxorën përjashta sheshit, sepse nuk donin asnjë politikan që ta shfrytëzonte këtë protestë të mirëfilltë qytetare.

Rezultati ishte befasues, qeveria u tërhoq nga masiviteti qytetar.

Dhe e dyta protestë qytetare, ndonëse ishte e mirëfilltë studentore, është ajo e vitit 2018, ku dhjetra mijëra studëntë u bashkuan në rrugë derisa sollën dorëheqjen e ministers së Arsimit.

Edhe këtu u mundua të fuste hundët politika, por nuk ia arriti se vetë studentët nuk pranuan asnjë politikan ta shfrytëzonte.

Ndërsa të gjitha protestat e tjera janë krejt politike, pavarësisht se mundohet partia demokratike të fshihet pas tyre, por janë militantë të selisë blu.

Natyrisht që është e drejtë e tyre të protestojnë por jo të fshihen pas emrit protestë qytetare.

Kur ka protesta qytetare masive këto mund të sjellin edhe rrëzim qeverish, ndërsa protestat politike radikale sjellin vetëm dhunë dhe asgjë me shumë.

SHKARKO APP