Protestë para Kryeministrisë: Nëse jeni shtet, ktheni Morinën në shtëpinë e vet
Qindra tifozë dhe qytetarë kanë protestuar pasditen e sotme para zyrës së Kryeministrit Edi Rama. Në tubim kanë marrë pjesë grupimi i tifozëve Kuq e Zi dhe qindra qytetarë, të cilat kanë kërkuar lirimin e Ismail Morinës, shqiptari që ngriti flamurin “Autoktonus” në Beograd, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipërisë.
Protestuesit kanë kërkuar nga qeveria shqiptare që të mos lejoj ekstradimin e Morinës nga Kroacia në Serbi. Ismail Morina u arrestua në Kroaci në bazë të një urdhërndalimi nga autoritete serbe për ngritjen e flamurit. Gjykata e Dubrovnikut ka vendosur ekstradimin e tij në Serbi.
Dërgimi i tij në Beograd mund të bëj që ndaj Morinës të zhvillohen një gjyq politik. Sipas aktakuzës serbe, Morina rrezikon të dënohet deri në 8 vjet burg, për akte kriminale dhe nxitje të urrjetjes mes popujve. Protestuesit kanë hedhur parrulla sensibilisuze. “Nëse keni moral dhe jeni shtet, ktheni Ismail Moriën në shtëpinë e vetë”,- shkruhet në një banderol të madhe që mbahet nga protestuesit.
VIDEO NGA PROTESTA:
https://www.facebook.com/reporttval/videos/820285721465666/