Protestuesit e PD rrethojnë me tela Bashkinë e Tiranës

Pasi shembën rrethimin ku do të ndërtohet parku i fëmijë tek Liqeni Artificial protestuesit kanë marrë pjesë të gardhit metalik për të vijuar drejt bashkisë. Ata kanë ngritur gardhet para derës së bashkisë dhe po tentojnë të rrethojnë me tela godinën. Gjatë këtyre momenteve ka pasur tensione mes policisë dhe portestuesve. Pas rreth 15 minutave protestuesit janë larguar drejt godinës së Partisë Demokratike.

Policët fillimisht bënë rezistencë por më pas lejuan ngritjen e gardhit.

Protesta nisi sot rreth orës 10:00. Fillimisht aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues të biznesit të vogël dhe protestues të PD goditën ndërtesën e bashkisë me vezë e portokalle. Ata kundërshtojnë ndërtimin e parkut të lojrave tek Liqeni Artificial por dhe rritjen e taksave vendore të miratuara nga bashkia në fund të dhjetorit.

Rreth orës 10; 49 protestuesit nisën marshimin drejt Liqenit Artificial ku rrëzuan gardhin e ngritur tek zona ku po ndërtohet parku për fëmijë. Ata rrëzuan gardhin prej hekuri dhe dëmtuan mjetet e rënda.

SHKARKO APP