Protestuesit e Unazës së Re, surprizë ambasadorit Borchard (FOTO)

Një protestë e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotmën në “Forumin për zhvillimin e Medias”, mbajtur në Tiranë.

Siç shihet edhe nga foto, ambasadori i OSBE-së, Bern Borchard është pritur me pankarta, ku shkruhen: “Të të vijë turp”, “Borschard ik në shtëpi bashkë gishtin tënd të mesëm”, “Non Grata”.

Kanë qenë protestueset gra të Unazës së Re që kanë hyrë në ambientet ku mbahej tryeza e OSBE “Forumi për zhvillimin e Medias” dhe kanë ndërprerë për disa minuta konferencën.

Nga ana tjetër, ambasadori tha se i vjen keq që ndodhi incidenti dhe se duhet të merreshin masa të mos hynin njerëz që nuk kanë lidhje me aktivitetin.

Duke e cilësuar si një fyerje jo normale dhe shkelje të normave diplomatike, aq më tepër të një ambasadori që ka detyrë garantimin e të drejtës për të protestuar, banorët e Unazës së Re, qytetarë dhe diplomatë kanë kërkuar largimin e Boschard.

 

SHKARKO APP