Protestuesit i vënë traun, Kryeministri drejt Kukësit me helikopter (VIDEO)

Edi Rama zhvilloj këtë pasdite një vizitë në Kukës në kuadër të turit “Bashkia që duam”. Kryeministria njoftoi se takimi do të niste në orën 14:45, ndërkohë mbështetës të PD dhe qytetarë janë ngritur në protestë dhe bllokuan rrugën në hyrjen të qytetit të Kukësit.

Takimi i kryeministrit në Kukës nuk ka zgjatur më shumë se 20 minuta, pasi protestuesit e ndaluan kalimin e tij në rrugë, u nisën për të protestuar edhe në zonën e aeroportit, ku Edi Rama shkoi me helikopter.

Në mënyrë simbolike protesutesit vendosën një tra në mes të rrugës duke i bllokuar hyrjen kryeministrit dhe eskortës së tij. Banorët kanë kundërshtuar dhënien me koncesion nga qeveria “Rama” të Aeroporit të Kukësit. Aeroporti u ndërtua në vitin 2000, kur kryeministër i qeverisë socialiste ishte Ilir Meta. Financimi për ngritjen e kësaj vepre publike me rëndësi të jashtëzakonshme për veriun e Shqipërisë dhe Kosovën ishte dhuratë e Emirateve Arabe.

Siç duket edhe nga pamjet (në videon më poshtë), qytetarë të shumtë kanë dalë pranë urës së Kukësit dhe janë përplasur me forcat e rendit. Raportohet se në Kukës sot ndodhen qindra forca policie dhe efektivë të Gardës së Republikës. Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në Facebook se Kukësi është rrethuar nga 1200 forca policie.

Në një reagim, PD theksoi se Rama pritet të ndryshojë itinerar për shkak të rrugëve të bllokuara dhe do të udhëtojë me helikopter nga Tirana në drejtim të Kukësit. Pas bllokimit të rrugës nga protestuesit, Edi Rama ka udhëtuar me helikopter për në aeroportin e Kukësit. Kreu i qeverisë, nën masa të rrepta sigurie, ka zhvilluar takimin duke folur dhe për protestat. “Megjithëse kjo zonë ka traditë mikpritjen ka dhe nga ata që e thyejnë, por siç thonë, pyll pa derra nuk ka”,- tha kryeministri Edi Rama.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu denoncon atë që ai e cilësoi “gjuhë raciste të Edi Rama ndaj qytetarëve të Kukësit”. Ai bën thirrje që aeroporti i Kukësit t’i mbetet qytetit. ” I kërkojë Kryeministrit të ikë nga qyteti, pasi ai s’është kryeministër i shqiptarëve, por kryeministër i bandave”,- tha Shehu.

Pasi u largua nga Kukësi, Edi Rama akuzoi kreun e bashkisë së këtij qyteti për përdorim të administratës për mitingje.

VIDEO/Protesta e kukësianëve kundër kryeministrit 

https://www.facebook.com/kohajone/videos/349193249272425/

https://www.facebook.com/kohajone/videos/2246844552223965/

VIDEO/Banorët e Kukësit i vënë traun Edi Ramës  

https://www.facebook.com/kohajone/videos/2209817749269281/

SHKARKO APP