Protestuesit tentojnë të godasin Edi Ramën, arrestohen nga policia

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot tek Spitali Ushtarak për të vizituar policët që mbetën të lënduar.

Vizita e kryeministrit është bërë në momentin që në spital ndodheshin policë të plagosur, si dhe protestues që u plagosën nga policia. Kryeministri ka zgjedhur që të mbajë një fjalim për mediat, pas metra larg familjarëve të qytetarëve të plagosur.

Edhe pse është e drejtë e kryeministrit të vizitojë efektivët e policisë së shtetit që u plagosën, deklaratat kundër protestuesve që po ashtu u plagosën, vetëm pak metra larg familjarëve janë një provokim i panevojshëm.

Teksa Edi Rama fliste është përballur me protestuesit që qeveria po u shkatërron shtëpitë e tyre. Pasi ka nisur të flasë, protestuesit kanë hedhur akuza të shumta ndaj Ramës, duke e lënë pa fjalë për disa minuta, duke mos e lënë të flasë e të shajë sërish ata.

Në një moment, njëri prej tyre e ka qëlluar me këpucë.

Shikoni pamjet:

‘Qeveri e krimit’, ‘të ju vijë turp’, ‘hajdut’, kanë qenë disa prej parullave të protestuesve ndaj Ramës. Policia ka ndaluar një prej qytetarëve  pasi tentoi ta qëllonte Ramën me këpucë.

Një prej qytetarëve shihet se është arrestuar nga policia pas tentativës për të goditur kryeministrin Edi Rama.

SHKARKO APP