PS-ja gati të ndërhyjë për ndryshime në sistemin e drejtësisë

Reforma në Drejtësi po mbush 10 vjet, ajo u miratua në korrik 2016 me 140 deputetë, që i rreshtoi si specat ambasadori Lu, asokohe.

Kjo reformë e konceptuar që “të heqim njerëzit e Berishës dhe të vendosim tanët” po tregon se nuk po jep rezultate, përvec SPAK dhe GJKKO, që janë në lartësinë e kohës. Pjesa tjetër e sistemit prodhon vonesa të llahtarshme në dosjet e qytetarëve, aqsa pakënaqësia popullore për gjykimet e vonuara ka arritur atje ku nuk mban më.

Përveç kësaj ka mungesë gjyqtarësh, prokurorësh dhe mbingarkesa në gjykata është një punë e papërballueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa institucione drejtësie e kanë parë pavarësinë e tyre me idenë se bëjnë çfarë të duan dhe ku mendojnë me shumë për pagat e tyre se sa për zgjidhjen e çështjeve të panumërta në raftet e këtyre gjykatave.

Swiss Digital Mobile Reklama

KLP dhe KLGJ janë kritikuar nga kolegët e tyre brenda sistemit, sepse nuk kanë bërë detyrat e tyre. Karriket e tyre janë parë si vende rehati e ku rroga është e lartë.

Edhe shkurtimi i disa gjykatave nga rrethet duke i sjellë në Tiranë ka sjellë sorollatje të qytetarëve të cilët harxhojnë shuma në lekë për ti ndjekur dosjet e tyre.

Një çështje tjetër shtrohet se gjykatat nuk kanë kushte pune, nuk kanë zyra, përveçse nuk kanë gjyqtarë. Nuk është kryer një studim i plotë se sa magjistratë duhen por kanë punuar “t’dali ça të dalë”!

Një gjyqtar ka afro 1000 dosje në një vit që është e paimagjinueshme se si e përballojnë.

Disa problematika të tjëra në drejtësi i ka artikuluar publikisht dhe me kurajo kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Ndërkohë kur kupa është mbushur dhe nuk mban më duket se edhe vetë mazhoranca e ndjen se duhet një ri-reformë në Drejtësi, duke korigjuar gabimet e bëra në vitin 2016.

Ulsi Manja ka deklaruar se reforma në drejtësi duhet rishikuar.

Në një intervistë me Grida Dumën, ai tha ndër të tjera: “Çfarë do të bëhet me dosjet e prapambetura? Ka ardhur momenti të hapet ky diskutim. Po shfaqen simptomat e një apatie në sistemin e drejtësisë; në KLGJ dhe KLP ka mungesë transparence në vendimmarrje dhe ata e konsiderojnë këtë si diçka që ndodh brenda shtëpisë së tyre,” tha kryetari i Komisionit të Ligjeve, sipas të cilit “ka ardhur koha për diskutimin e temës: a e kanë shqiptarët këtë drejtësi cilësore që iu premtua në 2016?.U referohem gjykatave të largohen nga roli i noterit dhe të ngrihen në lartësinë që u ngarkon Kushtetuta.

Për gjyqtarët ekziston vetëm prova,” tha ai, duke i paralajmëruar magjistratët se “Vëreni gishtin mendjes, se do të ndërhyjmë në sistem.”

Dhe duhet ndërhyrë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?