FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

RTSH dhe RAI bashkëpunim të ngushtë, Vasili: Hap drejt standardeve europiane të medias

Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit mes RTSH dhe RAI-t, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e medias publike. Marrëveshja u nënshkrua këtë të premte në ambientet e RAI në Romë dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve institucionale mes dy transmetuesve publikë.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Drejtoresha e Përgjithshme e RTSH, Eni Vasili përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ajo thekson se ky partneritet krijon mundësi konkrete për shkëmbimin e filmave dhe serialeve më të mira italiane, zhvillimin e programeve të trajnimit për stafet, si dhe shkëmbimin e praktikave më të mira profesionale. Një element i rëndësishëm i marrëveshjes lidhet edhe me procesin e dixhitalizimit të arkivës së RTSH-së, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për ruajtjen dhe modernizimin e trashëgimisë audiovizive shqiptare.

“Radio Televizioni Shqiptar vijon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e medias publike! Sot, më 6 shkurt 2026, në ambientet e RAI në Romë, u firmos marrëveshja e bashkëpunimit mes Radio Televizionit Shqiptar dhe RAI, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve institucionale dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në median publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo marrëveshje krijon mundësi për shkëmbimin e filmave dhe serialeve më të mira italiane, zhvillimin e programeve të trajnimit, si dhe shkëmbimin e praktikave më të mira profesionale, me synim rritjen e kapaciteteve të stafit dhe përmirësimin e standardeve profesionale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një element i rëndësishëm i këtij bashkëpunimi lidhet edhe me procesin e dixhitalizimit të arkivës së RTSH, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të RTSH tashmë për ruajtjen dhe modernizimin e trashëgimisë audiovizive. Ky partneritet përfaqëson një angazhim afatgjatë për cilësi, modernizim dhe standarde europiane, në shërbim të publikut shqiptar”, shkruan Vasili.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?