PS kërkon zgjedhje më 9 maj 2021/Presidenti Meta: Cilësia është kryesore, jo data

Pas Mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është përgjigjur interesit të medias, lidhur me propozimin e bërë një ditë më parë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, për të mbajtur zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 9 maj 2021.

Kreu i shtetit tha se cilësia është kryesore, pasi data mund të jetë edhe nesër, por ai theksoi se mbetet ende shumë punë përpara për të treguar përgjegjshmëri.

”Mendoj që mbledhja e sotme e këshillit të Integrimit ishte mjaft e rëndësishme për të kuptuar detyrat që na presin e duhet t’i përmbushim, theksoj edhe një herë se metodologjia e re e zgjerimit siç ofron avantazhe për të gjithë vendet që u qëndrojnë detyrimeve, mund të sjellë edhe kthim pas të procesit. Dhe në këtë drejtim dua të vlerësoj edhe dakordësimin e fundit të Këshillit Politik për reformën jo si një marrëveshje që zgjidhi gjithçka por si një hap i mjaftueshëm për të ecur në rrugën e dakordësimit për të realizuar zgjedhje të reja, siç e kërkojnë edhe kushtet e BE që janë shumë të qarta në këtë drejtim. Cilësia është kryesore, data për mua do të ishte dje, por mbetet ende shumë punë përpara për të treguar përgjegjshmëri”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?