PS merr vendim: Përjashton nga partia ish-kryebashkiakun Elvis Rroshi

PS-ja e ka përjashtuar me vetpërjashtim Elvis Rroshin ! Deputeti i PS-së, Alfred Peza, tha se Elvis Rroshi është i vetëpërjashtuar nga Partia Socialiste. Peza tha se deklaratat e tij për rikandidim janë qëndrime personale të Roshit dhe jo qëndrim i Partisë Socialiste. “Deri sa të sqarojë pozicionin e tij juridik Roshi nuk është më pjesë e PS-së. Ai u vetëpërjashtua që kur dha dorëheqjen dhe zbuloi dënimin”, tha Peza në emisionin “Opinion”.

Elvis Rroshi për momentin është në Itali, ku thotë se do të hapë një proces gjyqësor për të pastuar dëshminë e tij penale dhe më pas për të rikandiduar. Duket se socialistët kanë vendosur të distancohen nga ai. Vepra e rëndë penale si ajo e përdhunimit në grup, nuk i la zgjedhje tjetër.

Alfred Peza e tha mbrëmë se ai mund të bëjë ç’të dojë, por është i përjashtuar nga PS.

SHKARKO APP