PS: Pa dhënë vendimin Gjykata Kushtetuese nuk vendos Këshilli i Mandateve!
Dje u shty mbledhja e Këshillit të Mandateve për çështjen Balluku. Datë të re nuk ka, por duket edhe Gjykata Kushtetuese do të vazhdojë pa dhënë vendim final, me sa duket. Por nëse kalon tre muaj pa dhënë vendim Këshilli i Mandatëve i Kuvendit, çështja shuhet automatikisht, pra bie kërkesa e SPAK.
I ftuar në Report Tv, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, theksoi se fillimisht duhet të sqarohet nëse Prokuroria e Posaçme ose Gjykata e Posaçme kanë të drejtë të ndërhyjnë menjëherë me masa të tilla ndaj një ministri.
‘Prokurorisë së Posaçme, veproi menjëherë duke marrë masën e pezullimit, ndërkohë që kjo masë u pezullua nga Gjykata Kushtetuese dhe të gjitha këto janë pjesë e të njëjtit proces. Gjërat duhet të ecin me radhë, duhet sqaruar nëse Prokuroria e Posaçme ose Gjykata e Posaçme ka të drejtë të ndërhyjë menjëherë me një masë të tillë dhe të pezullojë një ministër, dhe nuk ka lidhje fare me çështjen Balluku në kuptimin e individit, por ka të bëjë me pozicionin e ministrit. Nxitimi për të kaluar në një masë që qeveria e konsideron antikushtetuese ekspozon, sipas këtij këndvështrimi, qëllimet e Prokurorisë së Posaçme dhe krijon dyshime se kjo masë nuk është përdorur për të mbrojtur hetimin, por si një instrument që sugjeron fajësi që në fillim”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

