Edi Rama përjashton PDIU e Shpëtim Idrizit nga Komisioni i Vettingut
Pse PS nuk ia jep një vend PDIU, parti e cila mbetet e treta për nga rëndësia në koalicionin qeveritar? Formula e përzgjedhur nga Partia Socialiste për të përfaqësuar maxhorancën në komisionin e verifikimit të kandidatëve për vettingun nuk përfshin tre partitë kryesore të koalicionit qeveritar.
Për 3 vendet që i përkasin maxhorancës janë propozuar 4 emra. Socialistët propozuan Ulsi Manjën dhe Vasilika Hysin, LSI-ja Luan Ramën dhe PDIU-ja kryetarin Shpëtim Idirizi.
Por propozimi zyrtarisht nga Partia Socialiste i dy emrave do të thotë se në komisionin e vettingut nuk ka vend për të gjithë aleatët.
PDIU-ja, si partia më e vogël mund të përjashtohet nga përfaqësimi në komisionin për vettingun, çka do të thotë se tre vendet do të zihen dy nga Partia Socialiste dhe një nga LSI-ja.
Propozimi i dy emrave nga partia më e madhe qeverisëse ka krijuar pakënaqësi tek PDIU-ja. Burime të afërta me kryetarin Shpëtim Idrizi thanë për Top Channel se “kjo nuk është mënyra për të mbajtur aleancën” dhe se “një veprim i tillë e shtyn PDIU-në një hap tjetër larg qeverisë”.
Partia Socialiste nuk ka dhënë asnjë shpjegim përse ka zgjedhur një formulë që nuk i lë vend PDIU-së të përfaqësohet si pjesë e koalicionit qeveritar në komisionet e vettingut, një formulë për të cilën PDIU thotë se ishte rënë dakord.
Por cilido që të jetë shpjegimi, dhe nëse PDIU, zyrtarisht me 6 deputetë, mbetet jashtë, kjo mund të jetë një tjetër arsye për tronditjen e koalicionit qeveritar. Në fakt Rama u mendua se kur bëri ndryshime në qeveri do ti jepte një post ministri PDIU dhe publiku mendoi se Mesila Doda do te ishte kandidatura e PDIU, por nuk ndodhi.
Që edhe kështu siç është ka plasaritje të forta, që duken të vështira për t’u riparuar deri më 20 prill, kur të skadojë afati i regjistrimit të koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shkruan Top Channel.
Por nëse PDIU largohet nga koalicioni qeveritar mësohet se Basha i ka ofruar atij tre vende ne listat e kandidatëve për deputetë, natyrisht vende te sigurta. Nisur nga kjo PS-ja mund te dorëzohet dhe të lëshojë një vend, megjithëse nga selia rozë thonë nën se mundet ti japim një vend sot, por pa zgjedhjeve kalon me PD dhe mbetemi keq.
Gjithsesi Shpëtim Idrizi ka të drejtë në kërkesën e tij.