PS rrëzon me 79 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Peleshit
PS ka rrëzuar me 79 vota kërkesën e PD për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Në seancën e mbajtur këtë të enjte, Peleshi ka marrë vetëm 10 vota për shkarkimin e tij, ndërkohë që deputetë e opozitës që ndodheshin në Kuvend, duket se kanë zgjedhur që të mos votojnë. Votimi u bë në mënyrë të fshehtë, ndërsa PD-ja, që vetë e nisi këtë proces, nuk mori pjesë.
Sali Berisha, jashtë Kuvendit, tha se nuk votuan pasi duhet të ishin hedhur të dy raportet për votim, i PD-së për shkarkimin dhe të PS-së që e kundërshtonte, dhe më pas të kalohej në votim.
KOHA JONË SONDAZH

