PS rrëzon propozimin e opozitës, i thotë JO vettingut në politikë
Partia Socialiste rrëzoi sot në Parlament propozimin e opozitës për të lejuar vettingun në politikë. Nisma e firmosur nga deputetët e PD dhe LSI kërkonte ndryshime kushtetuese që të mundësonin kontrollin e pastërtisë së figurës së çdo politikani dhe deputeti, për lidhjet me krimin, pasurinë dhe korrupsionin. Me 74 vota kundër, socialistët i thanë “jo” Vettingut që do të sillte një skanim të plotë të gjithë klasës së sotme politike, duke nisur nga drejtuesit e qeverisë dhe deri te zyrtarët e tjerë të administratës.
Për këtë nismë, Partia Demokratike dhe LSI kërkuan dhe opinionin e Komisionit të Venecias, i cili parimisht u shpreh dakord një nisme të tillë edhe pse nuk është e aplikuar në shumë vende të tjera.
Por socialistët refuzuan të përkrahnin idenë e vettingut në politikë që në kohën kur ajo u propozua nga PD disa muaj më parë. Sipas tyre, pas miratimi të reformës në drejtësi, nuk është nevoja që vendi të ketë mënyra të tjera kontrolli veç gjykatave dhe prokurorisë.
Por hezitimi për të votuar një projekt të tillë e ka venë mazhorancën sot nën akuzë morale. Fakti që ministrat dhe deputetët nuk pranojnë të kontrollohen tregon se kanë shumëçka për të fshehur në karrierën e tyre.
Lexoni dhe…
- Berisha: “O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”
- Balla: Berisha thirrje antikushtetuese, të arrestohet! PD të distancohet
- Petrit Vasili: Oligarkët porosisin ligje, argatët-deputetë votojnë*
- Kryemadhi: Një kryeministër i kapur nga familja dhe krimi, SPAK-u ta hetojë
- Momenti kur deputeti goditi me vezë, në parlament, kryeministrin Rama