PSD-ja e Tom Doshit synon të marrë 7 deputetë në zgjedhje

PSD është rritur dhe forcuar qëkur Tom Doshi, dikur ish-deputet i PS-së, mori drejtimin e kësaj force politike e cila me parë kishte si drejtues legjendar Skëndër Gjinushin, sot kryetar i Akademisë së Shkencave.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2021, Tom Doshi mori tre deputetë, dy në Shkodër dhe një në Tiranë.

Në këto muaj, kur edhe KQZ-ja ka kaluar PSD si forcë opozitare dhe do të ketë të drejtën e një komisioneri, pra indirekt mazhoranca merr shumicën e komisionerëve kudo në Shqipëri, atëhere kjo forcë politike do të jetë vendimmarrëse në politikën shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Rama po lufton të marrë 84 mandate deputetësh, ndërkohë me PSD e cila synon të marrë shtatë deputetë me 11 maj, arrijnë të dyja partitë afër numrin magjik prej 94 deputetësh, numër kushtetues ku mund të ndryshojnë edhe Kushtetutën pa patur nevojën e PD dhe Berishës, natyrisht duke luajtur edhe PDIU e Shpëtim Idrizit për tre deputetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra 84 PS+ 7 PSD+ 3 PDIU-= 94 deputetë.

PSD po punon pa zhurmë mediatike, po takojnë njerëz dhe struktura, duke patur objektiv për tre deputetë në qarkun e Shkodrës, një deputet në qarkun Lezhë, dy në qarkun Tiranë dhe një në qarkun e Vlorës.

Pra pas zgjedhjeve, nëse ndodh kjo skemë, do të jetë Tom Doshi që do të vendosë për Kushtetutën dhe shumë ligje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?