Pse Banka e Shqipërsië nuk ul normat e larta të interesit të kredive? Apo punon për interesat e bankave të nivelit të dytë?

Banka e Shqipërisë është institucioni i vetëm në Republikën e Shqipërisë përgjegjës për konceptimin, hartimin, miratimin dhe zbatimin e politikës monetare. Politika monetare përfshin një bashkësi parimesh, masash dhe instrumentesh, nëpërmjet të cilave banka qendrore ndërhyn në tregjet financiare dhe në ekonomi, duke synuar të përmbushë objektivin e saj të stabilitetit të çmimeve.

Banka e Shqipërisë duhet të mbrojë kryesisht interesin e klientëve të bankave që janë me qindra mijëra familje dhe jo siç akuzohet se mbron interesat dhe fitimet e bankave të nivelit të dytë apo siç deklaroi me fakte Presidenti Republikës, zoti Bajram Begaj se Banka e Shqipërisë, pra Guvernatori Gent Sejko, se po favorizon mikrokreditë që po bëjnë namin si dikur firmat piramidale.

Sejko duhet të detyrojë bankat e nivelit të dytë që të ulin normat e interesit të kredive për shtëpi dhe biznes, sepse po bëjnë nanim me fitime në kurriz të klientëve familjarë. Vetëm për vitin 2023 bankat e nivelit të dytë ishin kompanitë me të sukesshme në Shqipëri për nga fitimet. Afro 286 milionë euro fitime neto morën këto banka.

Dhe nga se? Vetëm nga rritja e normës së interesit të kredive në mënyrë absurde.

Dhe sepse kanë pas tyre një Guvernator që i mbron.

Në SPAK ka një dosje përveluese për Sejkon, që nuk do ta mbrojnë dot as të punësuerit e disa prokurorëve të cilët kanë familjet në Bankën e Shqipërisë me paga të larta. Janë të ambasadës amerikanë që po vëzhgojnë se si do të sillen me Guvernatorin nën hetim disa prokurorë!

Në SPAK ka edhe të FBI!

Ndaj hetimi për rolin e Bankës së Shqipërsië dhe Guvernatorit Sejko do të jetë gur prove për disa prokurorë.

SHKARKO APP