Pse Berisha dhe PD nuk shkuan në Festën e Flamurit?
U bë zakon i keq që kur je në opozitë nuk shkon në festën e Flamurit. PD-ja e ka bërë udhë këtë histori negative. Nuk i pëlqen Presidenti apo Kryeministri dhe nuk merr pjesë në festën e Pavarësisë.
Por kjo është festë simbol për krejt Kombin Shqiptar dhe nuk lidhet me kreun e shtetit të radhës. As me kryeministrin.
Ti si opozitë respekton vetveten, por mbi të gjitha Kombin. Festa nuk është as e Bajram Begajt, as e Edi Ramës, as e Sali Berishës. Ajo është festë e KOMBIT SHQIPTAR.
Mirë që kemi 35 vite që zihemi për Festën e Çlirimit, po për Festën e Flamurit, PSE?!
Kjo tregon kulturën e vakët të liderëve tanë politikë. Në fakt Ilir Meta, si lider në opozitë, shkonte dhe respektonte në çdo festë FLAMURIN.
Saliu, JO!
Në çdo shtet normal shkojnë të gjithë politikanët, pozitë-opozitë dhe trokasin gotat sëbashku kur flitet për Festën Kombëtare.
Kur do mbarojë ky anomalitet absurd?
Apo kur Zoti “të ndërrojë” krerët e politikës?!
KOHA JONË SONDAZH

