Pse do mblidhen demokratët sot në ora 18 para Hotel Rogner (Bulevard) për të mbështetur Sali Berishën?

Sot pasdite në ora 18.00 ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha ka njoftuar një konferencë shtypi në Hotel Rogner, mu pranë zyrës së kryeministrit Rama.

Vendimi për të dalë në konferencë shtypi vjen pasi sekretari amerikan i shtetit Blinken vendosi që ti ndalojë hyrjen në SHBA atij dhe familjes së tij për akuza korrupsioni dhe shkelje të ligjit.

Por rrjetet sociale po ziejnë duke bërë thirrje që të gjithë demokratët dhe simpatizantët e Sali Berishës të mblidhen para hotel Rogner në bulevard për të mbeshtetur ish-liderin historik të PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet se kush mbetet autori i saktë i kësaj lëvizje në facebook për tu mbledhur në Bulevard, por rrjetet sociale po ziejnë “Mblidhuni për të mbështetur Berishën”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë nga analistët bie në sy se pse ish-lideri demokrat nuk e zhvillon konferencën e shtypit në selinë e partisë që themeloi. Hamendje të ndryshme tregojnë se nuk e ka lejuar kryetari në detyrë Lulzim Basha që konferenca e tij të zhvillohet në selinë blu se mund të komprementojë PD në raport me SHBA, sikurse ka mendime se Sali Berisha e quan si një betejë personale dhe nuk do të ngatërrojë PD-në në këtë përplasje.

Po kështu ka informacione se disa deputetë të PD-së do jenë të pranishëm te hotel Rogner.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?