FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përplasja ku humbi jetën 7-vjeçari në Tiranë, lirohen nga qelia dy shoferët

Tomorr Shukulli dhe Valentina Koltraku, të arrestuar për aksidentin me pasojë vdekjen e një 7-vjeçari, janë liruar nga qelia me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Prokuroria kishte kërkuar masën e “arrestit me burg” për Shukullin dhe “arrest shtëpie” për Koltrakun, por gjykata vendosi që për të dy të caktohet masa e arrestit shtëpiak.

Gjatë seancës, Shukulli deklaroi para trupit gjykues se kishte ndaluar automjetin dhe i kishte dhënë disa para të miturit, të cilat më pas i kishin rënë në tokë. Sipas tij, në momentin kur është ndezur semafori, është nisur pa e vënë re fëmijën, duke e përplasur aksidentalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Koltraku ka deklaruar se ndodhej menjëherë pas fuoristradës dhe se nuk ka pasur fushëpamje të plotë për të shmangur ngjarjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dy të dyshuarit kanë shprehur tronditje për ngjarjen e rëndë, duke e cilësuar atë si aksidentale. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?