Pse e përjashtuan Edi Ramën nga foto e Samitit së “Kartës së Adriatikut”?
Mungesa e kryeministrit Edi Rama në foton e përbashkët te anëtarëve që morën pjesë në Samitin e Kartës së Adriatikut, që u mbajt në Podgoricë ku i pranishëm ishte edhe zv.presidenti amerikan Mike Pence ka patur një arsye.
Në një postim të tij në orët vona të mbrëmjes ish kreu i qeverisë, Sali Berisha shkruan se arsyeja e perjashtimit nga kjo foto ishin atetet e kryeministrit.
“Skandal! Rama perjashtohet per shkak te atleteve nga foto familjare e Samitit te Podgorices! sb”, shkruan Berisha.
Ky variant i ish-kryeministrit Berisha nuk duket edhe i pasaktë, pasi protokolli është shumë strikt. Mundet që atletet e bardha të Edi Ramës e kanë lenë pa foton e përbashkët me zv/presidentin amerikan Pence dhe liderët e tjerë të Rajonit.