Pse hesht kryeministri Rama për lojën e Vuçiç kundër kryeministrit kosovar, Haradinaj?
Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj dha dje dorëheqjen, pas kërkesës së gjykatës speciale me qendër në Hagë (Holandë). Një akuzë serbe ndaj një heroi të Kosovës. Ai tha dje se do të shkojë si një qytetar i thjeshtë në Hagë e jo si kryeministër. Një veprim dinjitoz dhe prej Burri Shteti. Ramush Haradinaj ka qenë i arrestuar nga kjo gjykatë ndërkombëtare dhe dy herë ka dalë i pafajshëm.
Tani që ai mbrojti Kosovën nga copëtimi apo shkëmbimi i territorëve, një lojë djallëzore mes presidentit serb Vuçiç dhe presidentit kosovar Thaçi e ku në prapaskenë rrinte kryeministri shqiptar Edi Rama; tashmë “paskan gjetur fakte të reja” serbët që ia paskan dërguar gjykatës ndërkombëtare!
Një pisllëk ndërkombëtar, një ndyrësi serbe dhe një pabesi nga vetë drejtuesit e Kosovës ndaj Ramush Haradinajt.
Të gjithë janë bashkuar në këtë intrigë me një qëllim: Të copëtojnë Kosovën siç janë planet e fshehta serbo-ruse. Kryeministri kosovar Haradinaj ishte një barrikadë e fortë ndaj këtyre synimeve të mbprashta dhe antikombëtare. Por më në fund, me sa duket, triumfoi pazari dhe intrigat e planifikuara Vuçiç-Thaçi.
Të gjithë reaguan në Shqipëri për të mbrojtur kryeministrin kosovar. Që nga presidenti Meta, te Lulzim Basha, Sali Berisha, Pandeli Majko, Ditmir Bushati e krejt diaspora shqiptare.
Por vetëm një njeri nuk ka reaguar dhe ky është: Edi Rama!