Pse Ilir Meta është kandidati i vetëm për kryeministër nga Opozita?

Zgjedhjet vendore po vijnë nxitimthi, diku mes 15 prillit dhe 15 majit do të jetë data presidenciale.

Ato erdhën!

Muajt ikin shpejt dhe do të kemi një rezultat, ku besohet pa kontenstime nga palët konkuruese.

Opozita nëse futet e bashkuar me një kandidat të vetëm ka shanse që të barazohet me mazhorancën në numër bashkish.

Tirana nuk dihet! Është një betejë tjetër, ku do ndërthuren emri që do të vendosë opozita, mediat tradicionale dhe ato të sotme të lidhura me pushtetin, oligarkët, direkt kryeministri pa harruar edhe vetë Erion Veliajn që ka mbështetje të fortë edhe ndërkombëtare. Vizitat e tij të fundit në Uashington, ku e priti kryetarja e Kongresit Amerikan, kryetari i Senatit dhe një grup njërëzish me pushtet tregon se ai shikohet me sy të mirë nga SHBA, edhe si alternativë brenda PS. Pa harruar të përhershmin Alex Soros që njihet si mik personal me Veliajn.

Pra nëse bie Tirana ka rënë Edi Rama, Veliaj po se po, por edhe krejt pushteti.

Ndaj amerikanët po fillojnë e afrohen me Ilir Metën. Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka raporte të mira me liderin e PL, ish-presidentin.  Amerikanët përherë luajnë me një kartë rezervë për çdo rast, duke ditur se nuk i dihet se si shkojnë votimet.

Populli asnjëherë nuk parashikohet kur e ndjen lodhjen nga pushteti!

Sali Berisha po ndez elektoratin e djathtë por nuk ka shanse në asnjë rast për kryeministër. Edhe vetë doktori e di përbukuri, ndonëse premton se do të rikthehet në pushtet.

Nisur nga këto përllogaritje matematikore politike shanset për kryeministër nga opozita i ka vetëm Ilir Meta.

E gjitha ndaj tij është një luftë e pastër politike inatçore, ndonëse e pistë.

Kështu që PD dhe opozita nuk vjen kurrë në pushtet pa votat e Ilir Metës.

E duam apo nuk e duam Ilir Metën, ai mbetet faktor dhe vendimtar për fatin e opozitës.

SHKARKO APP