Pse ishte në ora tre të natës në Lezhë ministri i Brendshëm, Demiraj

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj është nisur mbrëmë në mesnatë me eskortën e tij për qytetin e Lezhës. Në ora tre të natës ministri i brendshëm ka kërkuar ndërhyrjen e forcave të komisariatit të policisë Lezhë për të bërë disa arrestime, por mësohet se komisariati nuk i është përgjigjur kërkesave ugjente te ministrit. Informacionet që kishte ministri Demiraj ishin se disa makina me armë dhe euro po lëviznin nëpër fshatrat e Lezhës duke terrorizuar, por edhe duke shpërndarë euro për llogari të PS. Eskorta e ministrit dhe vetë ministri, i cili është një supër sampist i forcave të ndërhyrjes se shpejtë në ushtri, kanë rrethuar makinat me personat me armë në Lezhë, ndërkohë që komisariati i policisë nuk i ka shkuar në ndihmë ministrit, tregojnë burime ministrore.

Ministri Dritan Demiraj nga ministër është konvertuar në komandat force speciale, si dikur, duke bërë që me duart e tij të arrestojë personat në makinat ku kishte armë dhe para. Dhe i ka dërguar personalisht të lidhur në komisariatin e policisë. Por ndërkohë njera makina e personave ka ikur nga rrethimi i ministrit, sepse komisariati nuk iu përgjigj thirrjes se ministrit për ndihmë.

Më pas ministri mësohet se ka njoftuar drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit për shkarkimin e drejtuesve të policisë, gjë e cila nuk është pranuar nga policia e shtetit. Pas kësaj ministri ka njoftuar një ambasadë të rëndësishme të huaj, ku ka treguar se çfarë i ka ndodhur ministrit të brendshëm.

LEXONI EDHE:

PD denoncon tentativën për blerje masive votash në Elbasan

Ja ku mund të denonconi blerjen e votave

Skemat e PS dhe Policisë për të prishur zgjedhjet në Gjirokastër

Denoncimi i Berishës: Ja si PS po blen votat në Gjirokastër

5 makina të PS shpërndajnë para e ushqime në këmbim të votës në Delvinë

 Policja rrugore dhe gardisti thirrje për të votuar PS-në

Saimir Tahiri mesazh për komisionerët e PS

Denoncimi/Ja si po blihen votat në Ksamil…

Ish-kreu i komunës Rrashbull denoncon socialistët për manipulim

Bllofi i Edi Ramës. Personi që blinte vota në Sarandë është i PS, jo i LSI. Ja prova

“Rama urdhëron blerjen masive të votave me paratë e drogës!”

SHKARKO APP