Rama: Pse ka urgjencë nga SPAK për Veliaj dhe nuk ka për 4 të vrarët e “21 janarit”?!
Kryeministri Rama theksoi sot se kryebashkiaku Veliaj nuk është i pandehur dhe se nuk ka fakte kundër tij për korrupsion.
Me tej shefi i qeverisë shtoi se si ka mundësi që SPAK-u turret me vrap e urgjencë ndaj kreut të kryeqytetit, ndërkohë që për dosjen e 21 janarit nuk po bën asgjë. Flitet për vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm, por SPAK hesht.
Kryeministri insiston se duam fakte nga prokurori i dosjes Veliaj, sepse deri me tani nuk ka asgjë që mund ta implikojë.
Rama theksoi se pa të dhe Partinë Socialiste, nuk ka SPAK.
“Sa kam hapur sytë herët si gjithmonë, se bëj edhe stërvitjen, më është kujtuar fjala e Winston Churchill. Studioni historinë, aty gjenden sekretët e shtetbërjes. Pse mu kujtua kjo? Do mundohem ta shtjelloj me ju se ishte mendimi i parë sa hapa sytë? Jemi të sigurt ne në këtë diskutim, ndryshimin mes të dyshuarit dhe të pandehurit. I dyshuari dikush që edhe prokuroria nuk i ka provat e duhura. I pandehuri është diskush që prokurori thotë dua burg për këtë person, kam këto prova fillo gjyqin.
I pandehuri është kur prokuroria e ka bindjen. Pyetja e dytë, a e dini që kryetari i Bashkisë së Tiranës, nuk është i pandehuri? Vetë prokurori nuk e mendon që është gati të hapë gjyqin. Statusi i Erion Velisë sot tregon këtë. Të gjithë ata që thonë çpati Edi Rama, të mbrojmë SPAK-un nga Edi Rama. Nëse nuk mbron Edi Ramën në betejën e tij bashkë me partinë Socialiste, harrojeni SPAK.
Pa Edi Ramanë dhe PS nuk ka SPAK! Sepse bufi i kënetës e thotë dhe mënyrë deklarative, më jepni votën të shkri SPAK-un. Ato partiçkat kanë të re vetëm moshën e pronarit të tyre se kanë të njëjtën sjellje si sjellja e bufit të kënetës”-u shpreh Rama.
KOHA JONË SONDAZH

