Pse kryeministri po bëhet më agresiv kohët e fundit?
Edi Rama është politikani më i aftë i përdorimit të gjuhës shqipe kur flitet për debate politike dhe oratori televizive. E humbet ndonjëherë davllanë në facebook, kur e sulmojnë, por e kruan vetë dhe i rri gërricjes së tij.
Kur ndihet mirë në majën e pushtetit, ai shpërndan humor, batuta, tallje, cinizëm dhe jo pak herë flet edhe me mend për vendin. Kur ai është në humor dhe nuk ia cenon njeri pushtetin dhuron koncensione, tenderimet i kontrollon fugçe, lejet e ndërtimit në krejt territorin kalojnë agatshe, kurse kur flitet për pazare nëntokësore përdor stilin taulantçe.
Dhe ka patur sukses. Pushtetin e ka prej 6 vitesh, falë Ilir Metës, që për hir të së vertetës duhet varur nga të majtët 6 herë në ditë se si ia dhuroi në vitin 2013, sepse për dreq e njihte se si bën Rama për pushtetin.
Por që kur opozita dorëzoi mandatet e deputetit në mënyrë masive ai është tjetërsuar, pra kryeministri ka tjetër qasje ndaj cinizmit dhe talljes. E mendon se mund t’ia kthejnë kundërshtarët këtë stil sapo të rrëzohet nga pushteti.
Ndaj ai po nxjerr një pjesë karakteri të cilin nuk ia kishim ditur; përdorimin e forcës së pushtetit kundrejt kundërshtarëve politikë.
Kjo shënon FILLIMIN E FUNDIT!
E kanë provuar liderë të tjërë në Shqipëri dhe u dihet fundi; njeri me revolucion dhe tjetri me shkërmoqje të PS-së në vitin 2005./ A. Marku/