Pse lezhjanët krenohen me Ylli Ujkën dhe Çesk Ivanaj?
Lezha në sport mbahet mend prej vitesh për futbollin e fortë dhe me futbollistë profesionistë. Ndër vitet 1994-2001 ekipi i futbollit “Besëlidhja” ishte ndër ekipet kryesore të vendit. Djemtë e futbollit lezhjan kanë rrahur Tiranën, Partizanin, Dinamon, Flamurtarin dhe Skëndërbeun, që ishin ekipe elitë dhe të fortë.
Stadiumi “Beslidhja” mbushej plot e përplot me sportdashës të ekipit të futbollit. Presidenti i asaj kohe i ekipit të futbollit “Besëlidhja” ishte Nikoll Lesi. Por pas ikjes së tij, pasi dha dorëheqjen, sapo bashkia e Lezhës kishte vendosur për të bërë ndërtime në aneksin e stadiumit, buzë lumit Drin. Lesi e kundërshtoi fort konvertimin e aneksit sportiv “Besëlidhja” në zonë ndërtimi pallatesh, por interesat e mafies lokale ishin me të forta pasi ndikuan në vendimmarrjen e bashkisë.
Menjëherë Lesi dha dorëheqjen në shenjë revolte nga ky vendim i bashkisë që ishte në kundërshtim me interesat e sportdashësve të “Besëlidhjes”.
Me pas ekipi i futbollit filloi pikatën duke qenë sot dy kategori më poshtë se sa Superiorja e futbollit ose thuhet në gjuhen popullore në “kategorinë e tretë”, ku nuk ka qenë asnjëherë Beslidhja, edhe në ditët me të vështira të historisë së saj.
Sporti në Lezhë ra në pikiatë derisa erdhën dy djemë lezhjanë nga emigracioni, Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj, ku kishin bërë histori në Milano me biznese moderne dhe të teknologjisë bashkëkohore. Ata morën ekipin e basketbollit “Besëlidhja”, duke e bërë kampion kombëtar, ekip i padiskutueshëm.
Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj kanë çmimin “Ekselenca e Italisë 2025” në Sanremo që është jo vetëm një arritje personale, por edhe një vlerësim për gjithë përkushtimin dhe punën e palodhur ndër vite. Ky çmim është një shtysë për të vazhduar përpara, për të ndjekur objektiva edhe më të mëdha dhe për të sjellë projekte që lënë një ndikim pozitiv në komunitetin tonë.
Me këtë rast Ylli Ujka tha se “Një falënderim i madh për të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë rrugëtim – miqtë, partnerët dhe të gjithë ata që besojnë në vizionin tim. Me mbështetjen tuaj, jam i motivuar për të realizuar sfida të reja dhe për të sjellë projekte novatore si Grand Park Skyline, që po ndryshon standardet e luksit dhe inovacionit në Tiranë”.
Përveç projekteve në biznesin VIP, të dy, morën ekipin e basketbollit të Lezhës. i cili sot mbetet kampion i pakonkurueshëm nga çdo ekip shqiptar.
Presidenti i ekipit basketbollit “Besëlidhja” është Ylli Ujka, djalë nga Lezha, që është bashkëpronar dhe bashkëvendimmarrës me Çesk Ujkën, një tjetër lezhjan.
Nëse bashkia e Lezhës sinqerisht synon që të rikthehet ekipi i futbollit “Beslidhja në Superiore duhet t’ia japin drejtimin Ylli Ujkës dhe Çesk Ivanajt. Të gjitha kleçkat “juridike” apo të sajuara me mjeshtri ndër vite, rrëzohen nëse komuniteti i futbollit lezhjan dëshiron një ekip futbolli superior.
Ndryshe të fantazojnë vitet 1994-2001!


KOHA JONË SONDAZH

