Pse LSI-ja mbetet parti kryesore e rinisë?

Të ngjitesh në karrierë në një parti politike është shumë e vështirë për shkak të traditës së vjetër të partive politike, por edhe për arësye se lufta e brrylave është më e egër në parti se sa shumë herë beteja mes dy partive kundërshtare. Dëshmitë publike të këtyre 28 viteve, që pas rrëzimit të komunizmit, flasin për një numër të vogël deputetësh të reja ndër rradhët e partive politike. Pra flasim deputete që janë rini.

Ishte PS-ja ndër fillimet e saj kur evidentoi Ilir Metën dhe Pandeli Majkon, por më pas edhe këtu gjithçka u mbyll si një portë kështjelle me një shul druri stërmadh. Mes tre formacionëve kryesore politike PD-PS-LSI, kjo e fundit ka si shtyllë kurrizore rininë e vendit, sepse ndonëse ka emra me histori lufte politike si Kryemadhi, Petrit Vasili apo Luan Rama, brenda radhëve janë rinia e cila ka numër të madh deputetësh, si Floida Kërpaçi, Kejdi Mehmetaj, Silva Caka, Klajda Gjosha, Endrit Braimllari. Në raport me numrin total të deputetëve LSI ka përqindjen më të madhe ndër partitë politike, që janë krejt të rinjë dhe që janë pa komplekse të së kaluarës së largët apo edhe të afërt politike. Edhe PD dhe PS kanë organizatat e tyre rinore politike dhe realisht punojnë mirë. Por për të qenë realist LRI shquhet si një organizatë luftarake në shërbim jo vetëm të vendit, por të krejt shtresave sociale.

Çdo parti ka difektet e saj, qoftë në strategji apo taktika momentale. E pranueshme, ndërsa LRI përherë mbetet një skalion që gjeneron demokraci, kurajo, stoicizëm, bile mund të thuhet edhe lidership. LRI merr përpara LSI, në sensin e forcës shpirtërore dhe kurajos.

Në  Kodin e ri Zgjedhor e mira do të ishte që përqindja nga rinia për deputetë në çdo parti të jetë standarte të përcaktuara në kufi dysheme mbi 25 %, sepse kështu rinovon vetveten çdo forcë politike.

Kështu rinohet edhe kultura politike, edhe e ardhmja vjen më shpejt si Europë!

SHKARKO APP