Pse nuk e lë drejtimin e PD te Jozefina Topalli, doktor Saliu?
Daniel Muçaku-
PD ndodhet si mos më keq! E përçarë, e lodhur dhe duke ngrënë njeri tjetrin. Edhe me doktor Berishën të mbyllur brenda në shtëpi me vendim të SPAK.
Ndërkohë pas një viti do të hyjmë në vitin zgjedhor, ku të gjitha sondazhet japin një fitore dërmuese të Edi Ramës, aqsa mund të kap edhe 94 deputetë vetë si PS.
Nëse në PD dhe në opozitë duan ti bëjnë qejfin vetes se “jemi ma të fortë se kurrë përballë kryeministrit Rama”, kjo është një gënjeshtër e madhe, të cilën nuk e beson askush në PD. Bile as vetë Saliu!
Berisha mund të ketë gjithë të drejtën e Zotit në lidhje me këtë që po i bëjnë, por nuk asnjë shans të rikthehet në pushtet. Bile as të marrin kaq deputetë sëbashku krejt PD-të e ndryshme aqsa morën në vitin 2021.
E ndodhur në ditën e qametit PD-ja kryesore, pra e Saliut, ka nevojë për tjetër organizim, në mos më saktë ka nevojë që vetë doktori të luftojë nga dritarja e tij (jo nga dëshira), por të lerë të lirë garën për tjetër kryetar. Ai, pra Berisha, të mbetet ikonë, por ikonat janë për në rafte e jo për të drejtuar në kohët e sotme digjitale.
E vetmja figurë stoike në PD, me një karrierë politike pothuaj brilante dhe që asnjëherë nuk ka patur poste qeveritare që të mund të akuzohet nesër, mbetet Jozefina Topalli.
Zonja Topalli ka eksperiencën e duhur, karizmën dhe forcën e kurajos për tu përballur në rrugë apo kudo me kryeministrin Rama. Dhe për me tepër ajo ka qenë gjithnjë korrekte dhe besnike e doktor Berishës dhe e PD.
E mira do të kishte qenë që kur dha dorëheqjen Sali Berisha në vitin 2013, t’ja linte drejtimin e PD-së Jozefina Topallit dhe jo Lulzim Bashës. E nëse Topalli do të ishte zgjedhja e doktor Berishës asokohe, sot PD do të ishte në pushtet.
Jozefina Topalli është zgjedhja e fundit e demokratëve. Më pas do të copëtohen edhe në njëmijë copa të tjera, aqsa nuk do të ketë më PD.