Pse nuk u përmend “QEVERIA TEKNIKE”?!

Në protestë u tha gjithçka, por vetëm një togfjalësh nuk u përmend nga askush, e natyrisht as nga Sali Berisha.

Qeveria Teknike!

Pse u harrua kushti që bërtisnin papushim nga PD? Pse nuk përmendët më?

Swiss Digital Desktop Reklama

Pse u gënjyen demokratët me iluzione para disa muajve se “nuk shkojmë në zgjedhje me kryeministër Edi Ramën”?

Swiss Digital Mobile Reklama

Me pak fjalë premtohet, por nuk mbahet premtimi!

Ndaj edhe premtimet e tjera vihen në dyshim serioz nëse do mbahen.

E mbajnë mend mirë demokratët që Berisha dhe drejtuesit e tjerë të PD kur deklaronin se pa qeveri teknike, Edi Rama na i vjedhë zgjedhjet. 

Po tani që nuk ka Qeveri Teknike a janë zgjedhjet e humbura për opozitën?!

Nëse e kishin seriozisht në Selinë BLU kërkesën për QEVERI TEKNIKE, do tu bënin thirrje demokratëve të rrinin ditë-natë para kryeministrisë, por duket si përherë premtime që thuhen dhe nuk realizohen.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?