Pse Rama nuk fiton si numri 8 dhe pse Veliaj pritet si shpresë në PS

Nga Herion Mesi-
Edhe dy javë dhe zgjedhjet mbarojnë. Fituesi duket hapur nga takimet e opozitës dhe minitakimet e mbyllura të kryeministrit. Fitorja e opozitës shikohet hapur në zemërimin e popullit e jo nga sondazhet e blera prej pushtetit në këmbim të lejeve të ndërtimit dhe koncesionëve.
25 prilli po vjen, edhe dy javë!
Në Durrës dhe Vlorë, PS-ja do marrë një humbje katastrofike, e ngjashme me atë të 22 marsit 1992, në mos me keq. Siç humbi ish-presidenti Ramiz Alia para një kandidati të opozitës në Tiranë, ashtu do të humb Edi Rama para Luan Ramës dhe Bujar Leskajt në Vlorë.
Edhe në Durrës kryeministri nuk fiton. Numrin 8, ku e ka vendosur veten Edi Rama, me shpresën se do t’ia fusë të vetëve në raport me votat brenda PS, nuk ka shanse të ndodhë.
Në Durrës përballë Edi Palokës dhe Elona Gurit, kryeministri e ka marrë udhën për “Janinë”.
Edi Rama nuk zgjidhet deputet!
Mbajeni mend dhe dy javë e do shikoni se si do marrë përgjigjen drastike nga një popull i dhunuar dhe i varferuar.
Në Tiranë pret Erion Veliaj, ai pret bashkë me socialistët stoikë dhe ata që janë në “listën e vdekjes” ta largojnë njëherë e mirë Edi Ramën nga PS, me shpresën për t’ia kthyer socialistëve dhe përbashkim të së majtës, natyrisht me një ndjesë publike drejtuar krejt spektrit politik të së majtës.
Në Tiranë pret edhe Pandeli Majko, dy herë ish-kryeministër, që litarin e kryeministrit aktual nuk do të pranojë se po i merr frymën dhe jetën politike 30 vjeçare. Po në Tiranë pret ish-ministri i suksesshëm i brendshëm Fatmir Xhafaj. Edhe Mimi Kodheli, një nga gratë me civile dhe me perëndimore në PS.
Edhe Erion Veliaj, në Tiranë punon dhe pret!
Edhe Niko Peleshi në Korçë nuk zgjidhet dhe mezi pret të kthehet të “grupi antiRama” në kryeqytet. Po kështu Blendi Klosi në Berat që nuk ka asnjë shans të zgjidhet, se Rama e la jashtë liste për arësye se mbetet “besnik i Ruçit”. Edhe Ruçi i lodhur nga vitet, por me mendje të kthjellët se PS-në ia dorëzoi në shtator 2005 një njeriu që ia hoqi palcën kurrizorë krejt PS tradicionale.
Në Vlorë “termeti Damian” po pret “qametin Gjiknuri” me 25 prill për veten kryesisht dhe për PS-në në veçanti. Por së paku ka një shpresë se do të shpetojë duke ia futur Edi Ramës me vota personale si vlonjat safi e si djalit i të madhit Lekë Gjiknuri.
Edhe dy javë!
Shpëton Shqipëria, por edhe vetë PS-ja.
Erioni po pret, Majko thërret, kurse Xhafaj bërtet!
KOHA JONË SONDAZH

