Pse se kapi veza Ramën?

Placeholder Image

Nga Andi Bushati.

Sot përpjekja e opozitës për ta goditur kryeministrin me vezë dështoi. Strazimiri dhe të tijët nuk e realizuan qëllimin, po ashtu sikurse edhe e gjithë PD-ja nuk goditi dot në shenjë, me përpjekjen për të prishur seancën parlamentare me pretekstin e ndryshimit të një projektligji për të cilin palët kishin rënë dakord më parë.

Eshtë e vërtetë se rikthimi në parlament i Armando Prengës, përbën një skandal. Eshtë gjithashtu e mundshme që ai të jetë favorizuar në gjykatë, nga lidhjet okulte që mban me këtë mazhorancë. Është e turpshme sesi deklaratat e tij dhe ato të Edi Ramës përkojnë aq shumë sa duken të shkruara nga e njëjta dorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, pavarësisht nga e gjithë kjo paskrupulltësi, e cila e nxin edhe më imazhin e kësaj qeverisjeje, opozita nuk mund të vepronte në atë mënyrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Propozimi për ti shtuar amendamente një ligji aq shumë të debatuar, të punuar dhe të mbikqyrur nga ndërkombëtarët, ishte e pavend.

Ashtu sikurse duket idiotësi kërkesa për të arnuar atë ligj pas çdo ngjarjeje.

Ashtu sikurse është absurd hartimi i neneve «ad hominem».

Në përpjekjen për ta tejkaluar të drejtën e saj për rastin Prenga, në fakt opozita bëri këtë të enjte një autogol.

Kjo u duk qartë edhe në revanshin që kishte marrë Rama gjatë ligjërimit të tij të gjatë në Top Story.

Ai i përdori këto argumenta madje shkoi edhe më tej, duke thënë se PD-ja tani po përpiqet të minojë ligjin e dekriminalizimit, pasi nuk gjen dot 19 deputetët e inkriminuar që ka premtuar.

Megjithëse i njollosur në sy të të gjithë shqiptarëve si « përdhosësi i këtij parlamenti », ai përdori mbrëmë tejkalimin e opozitës për të krijuar një avantazh për veten.

Dhe përkohësisht ia arriti duke krijuar idenë se kundërshtarët e tij kërkojnë qiqra në hell duke mos mbajtur dot asnjë premtim për konsensus.

Prandaj pasi dështoi ta godasë me vezë, PD-ja nuk ia doli ta dëmtojë as me këtë manovër kundërshtarin e saj të përlyer keqazi.

Sepse ka raste kur ektremizmi i shpënë në skaj vetëm sa e lehtëson prenë e synuar prej tij. Ky qe dhe rasti i Ramës këtë të enjte.(lapsi)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?